Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 1728 teste dhe janë regjistruar 205 raste të reja të covid-19 edhe atë në – Shkup 60 – Sveti Nikollë 29 – Gostivar 23 – Dibër 17 – Tetovë 13 – Kumanovë 13 – Strugë 12 – Shtip 10 – Kërçovë 7 – Prilep 2 – Veles 3 – Manastir 3 – Resnjë 3 – Probishtip 2 – Prilep 2 – Demir Hisar 2 – Ohër 1– Krushevë 1 – Strumicë 1 – Kavadarci 1 – Berovë 1 dhe Makedonski Brod 1.
Gjatë 24 orëve u regjistruan 6 viktima : 4 nga Shkupi dhe 2 nga Gostivari, ( të moshës 62, 65, 68, 70, 80 dhe 94-vjeçar).
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 336 pacient të shëruar në – Shkup 113 – Ohër 57 – Strugë 52– Tetovë 40 – Kumanovë 28 – Shtip 15 – Dibër 8 – Gostivar 8 – Resnjë 4– Kriva Pallankë 4 – Valandovë 2 – Prilep 1 – Veles 1 – Kavadarci 1 – Probishtip 1 dhe Koçani 1.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara që nga fillimi i epidemisë është 7777, numri i pacientëve të rikuperuar është 3960, numri i të ndjerëve është 368 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend për momentin është 3449.
Ndërsa në territorin e Tetovës, gjatë 24 orëve të shkuara u regjistruan 13 raste të reja dhe 40 të shëruar, numri i përgjithshëm i rasteve aktive me Covid-19 është 324.
Kjo pamje para dhe rreth Bankës “Stopanska Banka” në Rr. “Ilinden” në Tetovë është e përditshme, vazhdon të mbizotërojë kaosi me grumbullimin e njerëzve, tani u bënë disa javë që kjo pamje vazhdon prej orës 08:30 – 18:00. Mbi 50 persona, çdo ditë mblidhen tek hyrja dhe rreth bankës. Fatkeqësisht asnjë masë e vetme nuk është ndërmarr për evitimin e këtij burimi potencial të infektimit të qytetarëve edhe përkundër sensibilizimit të pandërprerë nga ana e qytetarëve. Një papërgjegjësi totale të partive politike, komunës së Tetovës, organeve përgjegjëse, institucioneve, shtetit… Njerëzit janë lënë në mëshirën e fatit të keq të tyre.
Ja edhe renditja e qyteteve me rastet më të larta aktive:
- Shkup – 3716, aktiv 1871 (territori i Shkupit me 617.646 banorë).
- Tetovë – 844, aktiv 324 (territori i Tetovës me 200.678 banorë: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
- Kumanovë – 831, aktiv 179 (me 109.228 banorë) .
- Shtip – 411, aktiv 164 (me 43.625 banorë) .
- Prilep – 291, aktiv 59 (me 75.132 banorë)
- Strugë – 300, aktive 147 (me 65.801 banorë) .
- Ohër- 219, aktiv 133 (51.591 banorë).
- Veles – 201, aktiv 38 (me 54.384 banorë)
- Gostivar – 211, aktiv 128 (111.252 banorë) .
- Resnjë – 132, aktiv 87 (me 16.313 banorë)
- Dibër – 137, aktiv 76 (me 20.863 banorë)
- Koçani – 76, aktiv 16 (me 37.758 banorë)
- Manastir – 68, aktiv 27 (me 91.983 banorë)
- Sveti Nikollë – 88, aktiv 81 (me 17.683 banorë)
- Kërçovë – 65, aktiv 56 (me 56.937 banorë)
- Probishtip – 32, aktiv 20 (me 15.085 banorë)
Tregoni kujdes me respektimin e rregullave sepse shkujdesja e vërejtur favorizon përhapjen e virusit, i cili po prek çdo moshë, pa dallim.
Rritja e numrit të të infektuarve kufizon lëvizjen e qytetarëve jashtë vendit, si dhe ndalon ardhjen e bashkatdhetarëve në vendlindje, mosardhja e gurbetçarëve ndikon drejtpërdrejtë në ekonominë tonë familjare.
Çdo gjë është në dorën tuaj, zgjidh vetë dhe vepro.
Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën.
Ja edhe lista e aktiviteteve më të rrezikshme nga Covid-19
Shoqata mjekësore e Teksasit në SHBA, e cila përbëhet nga 53 mijë fizikantë dhe student mjekësie, nxori listën që rendit vendet që kanë më shumë rrezik nga 1 në 10.
Sipas listës, të shkosh në një lokal, ose të marrësh pjesë në një mbledhje fetare me më shumë se 500 persona, apo një koncert muzikor e event sportive, renditen më lart sipas rrezikshmërisë.
Gjithashtu të shkon në teatër, në një park apo palestër nuk mbeten shumë mbrapa në listë.
Të përqafosh apo t’i japësh duart dikujt ka një rrezik të moderuar. Pjesë e listës janë dhe aktivitete si udhëtimi me avion, pjesëmarrja në një dasmë apo funeral, të shkosh tek berberi apo të ulesh në një restorant.