Qeveria vendosi që ora policore gjatë festës së Bajramit, respektivisht ditën e diell të nis nga ora 11:00 dhe të zgjas deri të martën në ora 05:00. Sa i përket ditës së shtunë, ora policore do të nis nga ora 19:00 deri në ora 05:00 ditës së nesërme.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të kaluara janë kryer 702 testime dhe janë konfirmuar 23 raste të reja të covid-19 edhe atë në Shkup 12, në Tetovë 4, në Kumanovë 4, në Prilep 2 dhe në Negotinë 1.
Në Spitalin “8 Shtatori” këtë mëngjes ndërroi jetë një pacient 47 vjeçar nga Tetova, i cili ka qenë me sëmundje kronike , është pranuar dje me simptoma të kovidit, dhe sot është konfirmuar pozitiv.
Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 9 pacientë të rikuperuar, prej tyre në Shkup 3, në Veles 3, në Prilep 1, në Strugë 1 dhe në Koçani 1.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 1921, numri i pacientëve të rikuperuar është 1387, numri i të ndjerëve është 112, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 422.
Në territorin e Tetovës, gjatë 24 orëve të shkuara përsëri janë regjistruar edhe 4 raste të reja, 1 viktimë dhe nuk kemi asnjë të shëruar, numri i pacientëve aktiv me covid-19 është 76.
Ja edhe renditja e qyteteve me rastet më të larta aktive :
1. Shkupi me 178 raste aktive
2. Territori i Tetovës me 76 raste aktive
3. Prilepi me 56 raste aktive
4. Velesi me 49 raste aktive
5. Kumanova me 27 raste aktive
lista vazhdon me qytetet e tjera ku numri i rasteve aktive bie ndër 10.