Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të shkuara janë bërë 286 testime, dhe janë konfirmuar 25 raste të reja të covid-19 në: Shkup-16, Tetovë-4, Ohër-2, Veles-2 dhe në Strugë-1 .
Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile, ndërroi jetë një paciente nga Kumanova (60 vjeçare) e hospitalizuar në klinik që më 27 Aprill .Në Spitalin 8 shtatori,ndërroi jetë një pacientë nga Struga 59 (vjeçar) i pranuar në spital më 16 Maj , dhe një pacientë nga Shkupi 51 (vjeçar )ndërroi jetë i hospitalizuar më 4 Maj .
Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 8 pacientë të rikuperuar (Shkup 7 dhe në Prilep 1).
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 1817, numri i pacientëve të rikuperuar është 1301, numri i të ndjerëve është 104, dhe për momentin numri i rasteve aktive në vend është 412.
Nga numri i përgjithshëm i testeve të kryera gjatë 24 orëve të kaluara, 124 teste janë kryer në kuadër të skrinimit të kopshteve dhe të gjithë janë negativë. Deri më tani në vend janë kryer gjithësejt 21.722 teste të COVID-19 (por nuk jepen detaje në numra se sa persona janë testuar gjithsejtë).
Në territorin e Tetovës, gjatë 24 orëve të shkuara përsëri janë regjistruar edhe 4 raste të reja, numri i pacientëve aktiv me covid-19 është 79.
Ja edhe renditja e qyteteve me rastet më të larta aktive :
1. Shkupi me 152 raste aktive
2. Tetova me 79 raste aktive
3. Prilepi me 63 raste aktive
4. Velesi me 50 raste aktive
5. Kumanova me 31 raste aktive
lista vazhdon me qytetet e tjera ku numri i rasteve aktive bie ndër 10.