Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të kaluara janë kryer 508 testime dhe janë konfirmuar 37 raste të reja të covid-19 edhe atë në Shkup 12, në Kumanovë 8, në Tetovë 7, në Strugë 4, në Prilep 2, në Shtip 2 dhe Ohër 2.
Ministria e Shëndetësisë regjistroi 11 pacientë të rikuperuar, prej tyre në Prilep 7, në Shkup 2 dhe në Veles 2.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 1978, numri i pacientëve të rikuperuar është 1422, numri i të ndjerëve është 113, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 443.
Në territorin e Tetovës, gjatë 24 orëve të shkuara përsëri janë regjistruar 7 raste të reja dhe nuk kemi asnjë të shëruar, numri i pacientëve aktiv me covid-19 është rritur në 77.
Ja edhe renditja e qyteteve me rastet më të larta aktive :
1. Shkupi me 199 raste aktive
2. Territori i Tetovës me 77 raste aktive
3. Prilepi me 48 raste aktive
4. Velesi me 43 raste aktive
5. Kumanova me 34 raste aktive
lista vazhdon me qytetet e tjera ku numri i rasteve aktive bie ndër 10.
Përndryshe ora policore , sot, dita e diellë, filloi nga ora 11:00 dhe do të zgjasë deri të martën në ora 05:00.