Covid-19: 40 raste të reja, 1 të vdekur dhe 11 persona të shëruar

Ministria e ShendetesiseMinistria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të shkuara janë bërë  549 teste dhe janë regjistruar 40 raste të reja të personave të infektuar me covid-19, prej tyre 10 raste të reja në territorin e Tetovës .

26 të infektuar janë regjistruar në territorin e Shkupit , 10 në territorin e Tetovës, 1 në Veles, 1 në Prilep,  1 në Kumanovë, dhe 1 në Manastir.

Një pacient i moshës 56 vjeçare nga Prilepi,  ka ndërruar jetë në klinikën e Shkupit, ku ishte e shtrirë prej 12 majit .

11 pacientë janë shëruar edhe atë: 4 në Prilep, 2 në Shkup, 2 në Veles, 2 në Koçani dhe 1 në Shtip.

Sipas këtyre të dhënave numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me covid 19, arriti në 1898, 1378 pacientë janë shëruar, 111 kanë vdekur, ndërsa momentalisht numri i pacientëve aktiv është 409.

Në territorin e Tetovës, gjatë 24 orëve të shkuara përsëri janë regjistruar edhe 10 raste të reja, dhe sot nuk kemi të shëruar, numri i pacientëve aktiv me covid-19 është 73.

Ja edhe renditja e qyteteve me  rastet më të larta aktive :

1. Shkupi me 169 raste aktive

2. Tetova me 73 raste aktive

3. Prilepi me 55 raste aktive

4. Velesi me 52 raste aktive

5. Kumanova me 23 raste aktive

lista vazhdon me qytetet e tjera ku numri i rasteve aktive bie ndër 10.

Ministria e Shëndetësisë nuk është e qartë kur përmend numrin e personave të infektuar në “Tetovë”, sepse në kuadër të spitalit të Tetovës, shërbimet i marrin edhe këta tani Komuna (me ndarjen e re territoriale), me këtë numër të popullsisë: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë, që do të thotë gjithnjë sipas numrit të popullsisë nga data 31.12.2016, me gjithsejt 200.678 banorë.
Për të pasur një pasqyrë më të qartë po shkruaj edhe disa Komuna në Maqedoninë Perëndimore me numrin e tyre të popullsisë psh:
Komuna e Gostivarit ka 83.725 banorë dhe Komuna e Vrapçishtit (me ndarjen e re territoriale) 27.527 banorë, ose të dyja së bashku kanë 111.252 banorë
ose
të 4 Komunat së bashku: Komuna e Strugës me 65.801 banorë, Komuna e Kërçovës me 56.937 banorë, Komuna e Ohrit me 51.591 banorë dhe Komuna e Dibrës me 20.863 banorë, së bashku kanë 195.192 banorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>