Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit sipas informatave të deritashme janë realizuar 1085 testime dhe janë regjistruar 125 raste të reja të covid-19 edhe atë në – Shkup 46 – Kumanovë 19 – Shtip 17 – Tetovë 16 – Strugë 7 – Gostivar 6 – Ohër 5 – Veles 3 – Negotinë 2 – Koçani 1 – Prilep 1 – Dellçevë 1 dhe Manastir 1.
Gjatë 24 orëve u regjistruan 2 viktima, në Spitalin “8 Shtator” ndërroi jetë një pacient 73-vjeçar nga Prilepi hospitalizuar në spital më 19 maj dhe një paciente 67-vjeçare nga Strumica e hospitalizuar në Klinikën e Neurologjisë më 18 maj, me çka numri i personave që kanë ndërruar jetë është 151.
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 8 pacientë të rikuperuar në – Veles 4 – Prilep 2 – Tetovë 1 dhe Sveti Nikollë 1.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara që nga fillimi i epidemisë është 2915, numri i pacientëve të rikuperuar është 1640, numri i të ndjerëve është 151, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend për momentin është 1124.
Ndërsa sot, në territorin e Tetovës, gjatë 24 orëve të shkuara u regjistruan 16 raste të reja dhe kemi një të shëruar, numri i përgjithshëm me covid-19 është 115.
Ja edhe renditja e qyteteve me rastet më të larta aktive :
- Shkup – 1201, aktiv 595 (territori i Shkupit me 617.646 banorë)
- Tetovë – 273, aktive 115 (territori i Tetovës me 200.678 banorë: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë)
- Prilep – 218, aktiv 29 (me 75.132 banorë)
- Velesi – 141, aktiv 27 (me 54.384 banorë)
- Kumanova – 545, aktive 129 (me 109.228 banorë)
- Shtip – 161, aktiv 123 (me 43.625 banorë)
- Struga – 98, aktive 26 (me 65.801 banorë)
- Ohër- 30, aktiv 13 (51.591 banorë)
- Manastir – 30, aktiv 4 (me 91.983 banorë)
- Gostivar – 47, aktiv 26 (111.252 banorë)
- Kërçova – 3, aktiv 1 (me 56.937 banorë)
- Dibra – 52, aktiv 1 (me 20.863 banorë)
Përndryshe vazhdon ndalesa për lëvizjen e qytetarëve në Shkup (të gjitha komunat e Shkupit), Kumanovë, Lipkovë, Shtip, Tetovë si dhe Bogovinë, Bërvenicë, Tearcë, Zhelinë dhe Jegunovcë edhe atë prej ditës së Enjte (04.06.2020) prej orës 21:00 deri të hënën (08.06.2020) në ora 05:00.
Ndërsa në të gjitha qytetet e tjera ndalohet lëvizja për ditën e Premte, Shtunë dhe të Dielë fillon prej orës 16:00 dhe zgjat deri ditën e nesërme, në ora 05:00 të mëngjesit.