Masat e reja anti-covid si bartja e maskave në hapësira të jashtme, ndalimi i grumbullimit pas orës 22:00 dhe ndalimi i vizitave familjare nëpër shtëpi të mbi 4 personave, do të duhet të miratohet me procedurë të shpejtë në parlament. Këto ndryshime në Ligjin për mbrojtje nga sëmundjet infektive pritet të miratohen me procedurë të shkurtuar, njoftoi sot Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Sipas tij, ligji tanimë është në procedurë parlamentare dhe me amendamenteve do të ketë mundësi të ndërhyhet javës që vjen, më konkretisht të hënën.
“Një situatë e tillë praktikisht u detyrua, që të ndërhyhet në ligj, sepse një pjesë e dekreteve, rekomandimet për bartjen e maskave mbrojtëse në mjedisin e jashtëm u vendosen në dekret me fuqi ligjore, i cili u miratua në fund të gjendjes së jashtëzakonshme. Kështu që, kjo është mënyra më e mirë për të pasur një masë që është efektive dhe mund të kontrollohet dhe zbatohet”- theksoi Ministër i Shëndetësisë – Venko Filipçe .
Por, si zakonisht kur shumica parlamentare nuk është e kompletuar, atëherë opozita për të miratuar ndryshimet ligjore, mundohen ta shfrytëzojnë për interesat e tyre të ngushta partiake. Mbetet të shihet si do të rrjedhin ngjarjet.