Covid 19: në 24 orët e fundit, prej 2367 testeve, kemi 518 raste të reja, 9 viktima dhe 200 persona të shëruar

masat kunder covidGjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2367 teste dhe 518 raste të reja të COVID -19 janë regjistruar në:
  • Shkup – 261(territori i Shkupit me 617.646 banorë).
  • Tetovë – 30(në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Strumica – 23(me 57.175 banorë)
  • Prilep – 21(me 75.132 banorë).
  • Manastir – 21(me 91.983 banorë).
  • Shtip – 19(me 43.625 banorë) .
  • Ohër- 15(51.591 banorë).
  • Kumanovë – 13(me 109.228 banorë) .
  • Veles – 13(me  54.384 banorë).
  • Kërçovë – 13(me 56.937 banorë).
  • Kavadarci – 11(me 38.741 banorë).
  • Gjevgjelia – 11(me 22.706 banorë)
  • Koçani – 11(me 37.758 banorë).
  • Gostivar – 10(111.252 banorë) .
  • Sveti Nikollë – 8(me 17.683 banorë)
  • Resnjë – 6(me 16.313 banorë)
  • Radovish – 6(me 29.100 banorë).
  • Probishtip – 6(me 15.085 banorë).
  • Strugë – 5(me 65.801 banorë) .
  • Kriva Pallanka – 4(me  20.820 banorë).
  • Delçevë – 3(me 17.713 banorë).
  • Vallandovë – 3(me  11.773 banorë).
  • Vinicë – 2(me 19.391 banorë).
  • Berovë – 2(me 12.813 banorë).
  • Negotinë – 1(me  19.327 banorë).
Kanë ndërruar jetë 9pacientë, 4 pacientë nga Shkupi (36, 53,60 dhe 65 vjeç), 1 pacientë nga Probishtipi (75 vjeç), 1 nga Shtipi (66 vjeç), 1 nga Radovishi (72 vjeç), 1 nga Strumica (71 vjeç) dhe një pacientë nga Makedonska Kamenica (44 vjeç).
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 200 pacientë të rikuperuar nga:-Shkup 112-Kumanovë 2-Shtip 7-Prilep 5-Tetovë 8-Strugë 1-Veles 2-Manastir 9-Ohër 3-Gostivar 8-Gjevgjeli 3-Strumicë 10-Radovish 5-Koçani 8-Berovë 3-Valandovë 4-Sveti Nikolë 4-Kërçovë 3-Resnje 3.
Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 231 613 teste të COVID -19 .
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 25991, numri i pacientëve të shëruar është 18247, numri i vdekjeve është 883 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 6861.
Deri sa tek ne, ende vazhdojnë me teoritë konspirative rreth virusit covid 19, shoqëritë e qytetëruara, jo-injorante, si shumë vende të Evropës dhe Botës, ku kemi edhe rritje të numrit të infektuarve me Covid 19, marin masa mbrojtëse, kufizime dhe i respektojnë udhëzimet për mbrojtje nga covid-19, prandaj,
Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.

Kujdes!

Kujdes nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, njerëzit e papërgjegjshëm,  të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase, që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën.

Besoni vetëm institucioneve përgjegjëse dhe jo individëve!

Respektoni masat për parandalimin e këtij infeksioni, Ju lutemi mbani detyrimisht maskë në ambiente të mbyllura dhe aty ku nuk ruhet dot distanca, kujdesuni për higjienën personale, ruani distancimin fizik, dezinfektoni objektet qe prekni, mbroni veten dhe njëkohësisht të afërmit tuaj. Tregoni kujdes me respektimin e rregullave. Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën.

Një thirrje veçanërisht për të rinjtë, të tregojnë kujdes sepse virusi nuk njeh moshë dhe nuk bën përzgjedhje. Bashkëpunimi juaj është vendimtar për ta fituar luftën me virusin e rrezikshëm dhe për të frenuar përhapjen e tij.

– Mbani duart të pastra dhe mos e prekni fytyrën
– Ruani distancën në ambientet publike.
– Kudo kur kjo nuk është e mundur, vendosni maskë apo barrierë mbrojtëse.
– Shmangni grumbullimet me shumë njerëz pasi është rrezik për përhapjen e infektimit nga Covid19.
– Kur dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>