Gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 1208 teste dhe u regjistruan 234 raste të reja të Covid-19 edhe ate në:
- Shkup – 99 (territori i Shkupit me 617.646 banorë)
- Prilep – 26 (me 75.132 banorë)
- Kavadarci – 19 (me 38.741 banorë)
- Kumanovë – 17 (me 109.228 banorë)
- Strumica – 15 (me 57.175 banorë)
- Negotinë – 9 (me 19.327 banorë)
- Tetovë – 7 (në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
- Koçani –7 (me 37.758 banorë)
- Gostivar – 6 (111.252 banorë)
- Veles –5 (me 54.384 banorë)
- Shtip – 5 (me 43.625 banorë)
- Ohër- 4 (51.591 banorë)
- Gjevgjeli – 4 (me 22.706 banorë)
- Strugë – 3 (me 65.801 banorë)
- Vinicë – 2 (me 19.391 banorë)
- Manastir – 1 (me 91.983 banorë)
- Kriva Pallanka – 1 (me 20.820 banorë)
- Dibër – 1 (me 20.863 banorë)
- Delçevë –1 (me 17.713 banorë)
- Berovë – 1 (me 12.813 banorë)
- Probishtip – 1 (me 15.085 banorë)
Janë raportuar gjithsej 7 vdekje, nga 2 nga Shkupi (68, 86), 2 nga Krusheva (71, 71) dhe nga një nga Tetova (62), Prilepi (85 ) dhe Probishtipi (71)
Janë regjistruar 274 pacientë të rikuperuar nga: -Shkup 138, -Kavadarci 33, -Negotina 19, -Veles 10, -Kriva Palanka dhe Resnja nga 8, -Shtip 7, -Kumanova 6, -Tetova, Manastiri, Strumica, Dellçeva dhe Kratova nga 5, -Gostivari, Gjevgjelia, Sveti Nikolla dhe Valandova nga 3, -Koçani, Kërçova dhe Probishtipi nga 2, Berova dhe Bogdanci nga 1.
Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 523.726 teste të Covid-19 .
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 103.020, numri i pacientëve të rikuperuar është 91.507, numri i vdekjeve është 3.144 dhe numri i rasteve aktive është 8.369.
Kujdes!
Kujdes, jo vetëm nga covid 19, por edhe nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, “misionarët”, njerëz të papërgjegjshëm, injorantët, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën, si dhe kujdes edhe nga Televizionet komerciale, portalet e ndryshme, rrjetet sociale, të cilët për të plotësuar programet e tyre, janë në gjendje të emitojnë gjithçka, vetëm e vetëm që të përfitojnë personalisht, pa çarë kokën nëse veprimet e tyre shkaktojnë pasoja.
Besoni vetëm institucionet përgjegjëse shëndetësore dhe jo individët!
Mbani maskën, ashtu si që mbani pantallonat në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.
Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.
Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.
- Besoni #faktet të mos e sfidojmë shkencën, komunitetin e mjekëve, e të ekspertëve të shëndetit publik dhe
- të mbrojmë veten, familjet tona dhe njerëzit që na rrethojnë.
- Secili mund të kontribuojë për kufizimin e përhapjes së #COVID19.