Covid 19: prej 1258 testeve, kemi 284 raste të reja, 21 viktima dhe 449 persona të shëruar

E heneGjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 1258 teste dhe u regjistruan 284 raste të reja të Covid-19 edhe ate  në:
  • Shkup – 192 (territori i Shkupit me 617.646 banorë)
  • Kavadarci – 29 (me 38.741 banorë)
  • Prilep – 21 (me 75.132 banorë)
  • Koçani –17 (me 37.758 banorë)
  • Shtip – 10 (me 43.625 banorë)
  • Negotinë – 7 (me  19.327 banorë)
  • Ohër- 6 (51.591 banorë)
  • Kumanovë – 6 (me 109.228 banorë)
  • Tetovë – 5 (në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Gjevgjeli – 5 (me 22.706 banorë)
  • Demir Kapi – 4 (me  4.039 banorë)
  • Gostivar – 3 (111.252 banorë)
  • Strumica – 3 (me 57.175 banorë)
  • Veles –2 (me  54.384 banorë)
  • Strugë – 2 (me 65.801 banorë)
  • Sveti Nikollë – 2 (me 17.683 banorë)
  • Kriva Pallanka – 1 (me  20.820 banorë)
  • Dibër – 1 (me 20.863 banorë)
  • Vinicë – 1 (me 19.391 banorë)
  • Delçevë –1 (me 17.713 banorë)
  • Probishtip – 1 (me 15.085 banorë)
  • Kratovë – 1 (me 9.376 banorë)
  • Vallandovë – 1 (me  11.773 banorë)
  • Kërçovë – 1 (me 56.937 banorë)
Janë raportuar gjithsej 21 persona të vdekur, të moshës 52-93 vjeç edhe ate: 8 pacientë nga Shkupi, nga 2  pacientë nga Prilepi dhe Ohri dhe nga 1 pacientë nga Kumanova, Tetova, Shtipi, Strumica, Struga, Koçani, Negotina, Gjevgjelia dhe Probishtipi.
Janë regjistruar 449 pacientë të rikuperuar nga: -Shkupi 192-Prilepi 38-Kavadarci 36-Kumanova 20-Shtipi 17-Strumica 16- Velesi dhe Bogdanci nga 15 – Gjevgjelia, Gostivari dhe Manastiri nga 14-Kriva Pallanka 13-Negotina dhe Tetova nga 11-Koçani 6 -Sveti Nikolla 4 -Kratova 3 -Dellçeva dhe Krusheva nga 2-Kërçova, Probishtipi, Vinica, Vallandova, Resnja dhe Dojran nga 1.
Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 567,441 teste të Covid-19.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 112.930, numri i pacientëve të rikuperuar është 98.133, numri i të vdekurve është 3.340 dhe numri i rasteve aktive është 11.457.
NdalesaKujdes!
 
Kujdes, jo vetëm nga covid 19, por edhe nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, “misionarët”, njerëz të papërgjegjshëm,  injorantët, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën, si dhe kujdes edhe nga Televizionet komerciale, portalet e ndryshme, rrjetet sociale, të cilët për të plotësuar programet e tyre, janë në gjendje të emitojnë gjithçka, vetëm e vetëm që të përfitojnë personalisht, pa çarë kokën nëse veprimet e tyre shkaktojnë pasoja.
 

Besoni vetëm institucionet përgjegjëse shëndetësore dhe jo individët!

Mbani maskën, ashtu si që mbani pantallonat në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.
 

Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.

- Besoni #faktet të mos e sfidojmë shkencën, komunitetin e mjekëve, e të ekspertëve të shëndetit publik dhe
- të mbrojmë veten, familjet tona dhe njerëzit që na rrethojnë.
- Secili mund të kontribuojë për kufizimin e përhapjes së #COVID19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>