Sipas Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 1297 teste dhe 131 raste të reja të Covid-19 janë regjistruar në:- Shkup 34- Kumanovë 20- Gostivar 12 – Delçevë 10- Prilep 8- Berovë 6- Vinicë 6- Shtip 5- Sveti Nikolë 5 – Ohër 4- Gjevgjeli 4- Strugë 3 – Strumicë 2- Manastir 2- Kavadarci 2- Veles 1- Koçani 1-Radovish 1-Makedonski Brod 1-Valandovë 1-Kratovë 1
Kanë ndërruar jetë 6 pacientë , 2 pacient nga Shkupi (63 dhe 80 vjeç), 2 pacientë nga Prilepi (54 dhe 78 vjeç), 1 pacientë nga Ohri (56 vjeç) dhe një pacientë nga Shtipi (80 vjeç).
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistron 81 pacientë të rikuperuar nga:- Shkup 27- Tetovë 11- Shtip 10 – Gostivar 9- Strugë 5-Strumica 5- Vinicë 4– Kërçovë 3-Delçevë 3- Dibër 1– Manastir 1-Radovish 1- Koçani 1
Deri më tani, në vend janë kryer gjithsejtë 145002 teste të Covid-19.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuar në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 14293, numri i pacientëve të rikuperuar është 11014, numri i atyre që humbën jetën është 596, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 2683.
Kujdes!
Kujdes nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, njerëzit e papërgjegjshëm, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase, që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore.
Besoni vetëm institucioneve përgjegjëse dhe jo individëve!
Respektoni masat për parandalimin e këtij infeksioni, Ju lutemi mbani detyrimisht maskë në ambiente të mbyllura dhe aty ku nuk ruhet dot distanca, kujdesuni për higjienën personale, ruani distancimin fizik, dezinfektoni objektet qe prekni, mbroni veten dhe njëkohësisht të afërmit tuaj.
– Mbani duart të pastra dhe mos e prekni fytyrën
– Ruani distancën në ambientet publike.
– Kudo kur kjo nuk është e mundur, vendosni maskë apo barrierë mbrojtëse.
– Shmangni grumbullimet me shumë njerëz pasi është rrezik për përhapjen e infektimit nga Covid19.
– Kur dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës.