Covid 19: prej 1387 testeve, kemi 357 raste të reja, 18 viktima dhe 689 persona të shëruar

E diellGjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 1387 teste dhe 357 raste të reja të Covid-19 u regjistruan në:
 
  • Shkup – 132(territori i Shkupit me 617.646 banorë)
  • Ohër- 24(51.591 banorë).
  • Manastir – 18(me 91.983 banorë).
  • Kavadarci – 18(me 38.741 banorë)
  • Gjevgjeli – 18(me 22.706 banorë)
  • Strumica – 18(me 57.175 banorë)
  • Prilep – 17(me 75.132 banorë).
  • Kumanovë – 15(me 109.228 banorë)
  • Tetovë – 14(në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Shtip – 11(me 43.625 banorë)
  • Strugë – 9(me 65.801 banorë)
  • Gostivar – 8(111.252 banorë)
  • Kërçovë – 8(me 56.937 banorë)
  • Koçani – 8(me 37.758 banorë)
  • Resnjë –8(me 16.313 banorë)
  • Negotinë – 6(me  19.327 banorë).
  • Probishtip – 5(me 15.085 banorë)
  • Kriva Pallanka – 5(me  20.820 banorë)
  • Veles –4(me  54.384 banorë)
  • Dibër – 4(me 20.863 banorë).
  • Makedonski Brod – 2(me  6.166 banorë)
  • Sveti Nikollë – 2(me 17.683 banorë)
  • Delçevë –1(me 17.713 banorë)
  • Krushevë –1(me 9.418 banorë).
  • Radovish – 1(me 29.100 banorë)
  • Vallandovë – 1(me  11.773 banorë)
  • Vinicë – 1(me 19.391 banorë)
  • Kratovë – 1 (me 9.376 banorë)
Kanë ndërruar jetë 18 persona, shtatë pacientë nga Shkupi (72, 34, 73, 83, 51, 56, 58), një nga Kumanova (60), dy nga Struga (70 dhe 82), dy nga Manastiri (48 dhe 78), katër pacientë nga Ohri ( 84, 82, 70 dhe 78), një nga Koçani (55) dhe një pacient nga Resnja (72).
 
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 689 pacientë të rikuperuar nga: Shkup 263 -Kumanovë 36 -Shtip 40-Prilep 43-Tetovë 27-Strugë 37-Veles 40-Manastir 39-Ohër 34-Kavadarci 23-Gostivar 31-Gjevgjeli 8-Strumicë 5-Kriva Pallankë 3-Radovish 4-Krushevë 1-Koçani 13-Probishtip 2-Demir Hisar 3-Makedonski Brod 3-Vallandovë 2-Vinicë 1-Kratovë 2-Sveti Nikollë 7-Kërçovë 3-Resnje 3-Negotinë 16.
 
Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 380.616 teste COVID-19. Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara që nga fillimi i pandemisë është 78305, numri i pacientëve të rikuperuar është 54034, numri i vdekjeve është 2292 dhe numri i rasteve aktive është 21979.
 
mbajtja e maskesKujdes!
 
Kujdes, jo vetëm nga covid 19, por edhe nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, njerëz të papërgjegjshëm,  injorantët, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën, si dhe kujdes edhe nga Televizionet komerciale, portalet e ndryshme, rrjetet sociale, të cilët për të plotësuar programet e tyre, janë në gjendje të emitojnë gjithçka, vetëm e vetëm që të përfitojnë personalisht, pa çarë kokën nëse veprimet e tyre shkaktojnë pasoja.
 

Besoni vetëm institucionet përgjegjëse shëndetësore dhe jo individët!

Mbani maskën, ashtu si që mbani pantallonat në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.
 

Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.

- Besoni #faktet të mos e sfidojmë shkencën, komunitetin e mjekëve, e të ekspertëve të shëndetit publik dhe
- të mbrojmë veten, familjet tona dhe njerëzit që na rrethojnë.
- Secili mund të kontribuojë për kufizimin e përhapjes së #COVID19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>