Kanë ndërruar jetë 9 persona, një pacientë nga Kriva Palanka (52 vjeç), dy pacientë nga Gostivari (60 dhe 62 vjeç),një pacientë nga Kumanova (60 vjeç), një pacientë nga Velesi (70 vjeç), dy pacientë nga Shkupi (71 dhe 23 vjeç) dhe dy pacientë nga Strumica (29 dhe 44 vjeç) .
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistron 104 pacientë të rikuperuar në:
Deri më tani, janë kryer gjithësej 167,760 teste të Covid-19 në vend. Nuk ka testime nëpërmjet skriningut.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 15.925, numri i pacientëve të rikuperuar është 13.418, numri i vdekjeve është 661,dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 1.846.
Kujdes!
Kujdes nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, njerëzit e papërgjegjshëm, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase, që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën.
Besoni vetëm institucioneve përgjegjëse dhe jo individëve!
Respektoni masat për parandalimin e këtij infeksioni, Ju lutemi mbani detyrimisht maskë në ambiente të mbyllura dhe aty ku nuk ruhet dot distanca, kujdesuni për higjienën personale, ruani distancimin fizik, dezinfektoni objektet qe prekni, mbroni veten dhe njëkohësisht të afërmit tuaj. Tregoni kujdes me respektimin e rregullave. Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën.
Një thirrje veçanërisht për të rinjtë, të tregojnë kujdes sepse virusi nuk njeh moshë dhe nuk bën përzgjedhje. Bashkëpunimi juaj është vendimtar për ta fituar luftën me virusin e rrezikshëm dhe për të frenuar përhapjen e tij.
– Mbani duart të pastra dhe mos e prekni fytyrën
– Ruani distancën në ambientet publike.
– Kudo kur kjo nuk është e mundur, vendosni maskë apo barrierë mbrojtëse.
– Shmangni grumbullimet me shumë njerëz pasi është rrezik për përhapjen e infektimit nga Covid19.
– Kur dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës.