Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 1419 testime dhe 166 raste të reja të COVID-19 janë regjistruar në:-Shkup 47-Shtip 23-Kumanovë 17-Gostivar 15-Tetovë 12-Kërçovë 12-Makedonski Brod 10-Kavadari 9-Strugë 7-Ohër 3-Vinicë 2-Sveti Nikolë 2-Negotinë 2-Dibër 1-Gjevgjeli 1-Manastir 1-Strumicë 1-Demir Hisar 1.
Gjatë 24 orëve u regjistruan 4 viktima, një pacientë nga Shkupi (77), një pacientë nga Kërçova (72), një pacientë nga Shtipi (58) dhe një pacientë nga Manastiri (70).
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 185 pacientë të rikuperuar në:-Shkup 98-Shtip 25-Kumanovë 17-Gostivar 15-Sveti Nikole 12-Manastir 8-Resnje 4-Kërçovë 3-Radovish 2-Probishtip 1
Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 105.357 teste të COVID -19. Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 11.054, numri i pacientëve të rikuperuar është 6.882, numri i atyre që humbën jetën është 497 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 3.675.
Ndërsa në territorin e Tetovës, gjatë 24 orëve të shkuara u regjistruan 12 raste të reja, numri i përgjithshëm i rasteve aktive me Covid-19 është 237.
Ja edhe renditja e qyteteve me rastet më të larta aktive:
- Shkup – 4901, aktiv 1372 (territori i Shkupit me 617.646 banorë).
- Shtip – 859, aktiv 428 (me 43.625 banorë) .
- Kumanovë – 1083, aktiv 263 (me 109.228 banorë) .
- Gostivar – 465, aktiv 269 (111.252 banorë) .
- Tetovë – 1057, aktiv 237 (territori i Tetovës me 200.678 banorë: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
- Strugë – 456, aktive 202 (me 65.801 banorë) .
- Sveti Nikollë – 224, aktiv 165 (me 17.683 banorë)
- Dibër – 206, aktiv 118 (me 20.863 banorë)
- Kërçovë – 172, aktiv 105 (me 56.937 banorë)
- Ohër- 277, aktiv 89 (51.591 banorë).
- Manastir – 143, aktiv 64 (me 91.983 banorë)
- Prilep – 333, aktiv 53 (me 75.132 banorë)
- Resnjë – 146, aktiv 26 (me 16.313 banorë)
- Koçani – 104, aktiv 24 (me 37.758 banorë)
- Veles – 225, aktiv 22 (me 54.384 banorë)
- Probishtip – 53, aktiv 19 (me 15.085 banorë)
Tregoni kujdes me respektimin e rregullave sepse shkujdesja e vërejtur favorizon përhapjen e virusit, i cili po prek çdo moshë, pa dallim.
Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën.