Covid 19: prej 1431 testeve, kemi 301 raste të reja, 37 viktima dhe 1091 persona të shëruar

E heneGjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 1431 teste dhe u regjistruan 301 raste të reja të Covid-19 edhe ate  në:
  • Shkup – 174(territori i Shkupit me 617.646 banorë)
  • Kavadarci – 17(me 38.741 banorë)
  • Veles –16(me  54.384 banorë)
  • Prilep – 14(me 75.132 banorë)
  • Shtip – 11(me 43.625 banorë)
  • Kumanovë – 11(me 109.228 banorë)
  • Tetovë – 11(në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Gostivar – 8(111.252 banorë)
  • Ohër- 7(51.591 banorë)
  • Strugë – 6(me 65.801 banorë)
  • Koçani –5(me 37.758 banorë)
  • Kërçovë – 4(me 56.937 banorë)
  • Vinicë – 3(me 19.391 banorë)
  • Negotinë – 2(me  19.327 banorë)
  • Berovë – 2(me 12.813 banorë)
  • Delçevë –2(me 17.713 banorë)
  • Sveti Nikollë – 2(me 17.683 banorë)
  • Gjevgjeli – 1(me 22.706 banorë)
  • Manastir – 1(me 91.983 banorë)
  • Strumica – 1(me 57.175 banorë)
  • Kriva Pallanka – 1(me  20.820 banorë)
  • Dibër – 1 (me 20.863 banorë)
  • Demir Kapi – 1(me  4.039 banorë)

Janë raportuar gjithsej 37 raste të vdekjes: 9 nga Shkupi (74, 81, 47, 60, 69, 76, 79, 77, 61), 6 nga Prilepi (42, 58, 72, 74, 75 dhe 56), nga 3 nga Tetova (65, 59 dhe 57), dhe Gjevgjelia (73 , 65 dhe 56 ), – nga 2 nga Kumanova (90 dhe 67 ), Kavadarci (85 e 57 ), Strumica (73 e 62 ) dhe Vinica ( 79 dhe 62 ) dhe – nga 1 nga Manastiri (59), Ohri (82), Kërçova (37), Negotina (64), Sveti Nikolla (79), Kriva Pallanka (73) dhe Dibra (43).

Janë regjistruar 1091 pacientë të rikuperuar në: -Shkup 429-Ohri 107-Prilep 74-Veles 42-Kumanova 40-Shtipi dhe Struga nga 37 -Manastiri 36-Kavadarci 34-Gostivari 29-Gjevgjelia 26-Kriva Pallanka 24-Tetova 23-Strumica 17-Negotina 13-Kocani dhe Delçeva nga 12 -Berova, Probishtip dhe Bogdanci nga 11-Valandova 10 -Radovish 8 – Dibër dhe Krushevë nga 7-Kërçovë 6-Sveti Nikole dhe Demir Kapija nga 5 -Resnja 4 -Vinica, Kratova dhe Pehçeva nga 3 – Demir Hisar dhe Makedonski Brodi nga 2-Makedonska Kamenica 1.

Deri më tani, janë kryer gjithsej 643.004 teste të Covid-19 .
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuar me COVID-19  që nga fillimi i epidemisë është 135.167, numri i pacientëve të rikuperuar është 110.388, numri i vdekjeve është 3.977dhe numri i rasteve aktive është 20.802. 
Kujdes!
 
Kujdes, jo vetëm nga covid 19, por edhe nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, “misionarët”, njerëz të papërgjegjshëm,  injorantët, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën, si dhe kujdes edhe nga Televizionet komerciale, portalet e ndryshme, rrjetet sociale, të cilët për të plotësuar programet e tyre, janë në gjendje të emitojnë gjithçka, vetëm e vetëm që të përfitojnë personalisht, pa çarë kokën nëse veprimet e tyre shkaktojnë pasoja.
 

Besoni vetëm institucionet përgjegjëse shëndetësore dhe jo individët!

Mbani maskën, ashtu si që mbani pantallonat në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.
 

Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.

- Besoni #faktet të mos e sfidojmë shkencën, komunitetin e mjekëve, e të ekspertëve të shëndetit publik dhe
- të mbrojmë veten, familjet tona dhe njerëzit që na rrethojnë.
- Secili mund të kontribuojë për kufizimin e përhapjes së #COVID19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>