Covid 19: prej 1470 testeve, kemi 504 raste të reja, 46 viktima dhe 731 persona të shëruar

E merkureGjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 1470 teste dhe 504 raste të reja të Covid-19 u regjistruan në:
  • Shkup – 174 (territori i Shkupit me 617.646 banorë).
  • Tetovë – 47 (në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Prilep – 36 (me 75.132 banorë).
  • Veles –31 (me  54.384 banorë).
  • Gostivar – 27 (111.252 banorë).
  • Kavadarci – 26 (me 38.741 banorë).
  • Dibër – 21 (me 20.863 banorë).
  • Ohër- 19 (51.591 banorë).
  • Shtip – 18 (me 43.625 banorë) .
  • Kumanovë – 15 (me 109.228 banorë).
  • Gjevgjeli – 15 (me 22.706 banorë)
  • Sveti Nikollë – 15 (me 17.683 banorë)
  • Strumica – 12 (me 57.175 banorë)
  • Negotinë – 10 (me  19.327 banorë).
  • Manastir – 8 (me 91.983 banorë).
  • Radovish – 7 (me 29.100 banorë).
  • Delçevë –6 (me 17.713 banorë)
  • Kriva Pallanka – 5 (me  20.820 banorë).
  • Koçani – 3 (me 37.758 banorë).
  • Berovë – 2 (me 12.813 banorë).
  • Vallandovë – 2 (me  11.773 banorë)
  • Strugë – 1 (me 65.801 banorë)
  • Krushevë –1 (me 9.418 banorë).
  • Probishtip – 1 (me 15.085 banorë).
  • Makedonski Brod – 1 (me  6.166 banorë)
  • Vinicë – 1 (me 19.391 banorë).

Kanë ndërruar jetë 46 pacientë, 19 pacientë nga Shkupi (85,28, 66, 64, 73, 72, 84, 73, 67, 78, 75, 72, 73, 67, 84, 81, 72, 72 dhe 84 vjeç), 1 nga Dibra (74 vjeç), 1 nga Shtipi (81 vjeç), 1 pacientë nga Prilepi (83 vjeç), 5 pacientë nga Tetova (78, 83, 82, 74 dhe 67 vjeç) 2 nga Struga (61 dhe 61 vjeç), 3 nga Velesi (68, 68 dhe 59 vjeç), 3 nga Ohri (71, 89 dhe 57 vjeç), një nga Kavadarci (64 vjeç), 1 nga Gostivari ( 59 vjeç), 3 nga Strumica (73, 75 dhe 83 vjeç), 2 nga Koçani (82 dhe 70 vjeç), 1 nga Demir Hisari (71 vjeç), 1 nga Makedonski Brod (64 vjeç) dhe 2 nga Kërçova (80 dhe 67 vjeç).

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistron 731 pacientë të rikuperuar nga: -Shkup 252-Kumanovë 18-Shtip 34-Prilep 47-Tetovë 22-Strugë 34-Veles 35-Manastir 33-Ohër 24-Kavadarci 18-Gostivar 39-Gjevgjeli 5-Strumicë 12-Kriva Palankë 4-Radovish 6-Krushevë 60-Koçani 5-Probishtip 7-Demir Hisar 3-Makedonski Brod 2-Vinicë 7-Kratovë 4-Sveti Nikolë 10-Kërçovë 24-Resnjë 13-Negotinë 13.
Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 354 205 teste të Covid-19.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 69954, numri i pacientëve të rikuperuar është 46352, numri i vdekjeve është 2023 dhe numri i rasteve aktive është 21579.
Maska
Kujdes!
Kujdes, jo vetëm nga covid 19, por edhe nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, njerëz të papërgjegjshëm,  injorantët, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën, si dhe kujdes edhe nga Televizionet komerciale, portalet e ndryshme, rrjetet sociale, të cilët për të plotësuar programet e tyre, janë në gjendje të emitojnë gjithçka, vetëm e vetëm që të përfitojnë personalisht, pa çarë kokën nëse veprimet e tyre shkaktojnë pasoja.

Besoni vetëm institucionet përgjegjëse shëndetësore dhe jo individët!

Mbani maskën, ashtu si që mbani pantallonat në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.

Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.

- Besoni #faktet të mos e sfidojmë shkencën, komunitetin e mjekëve, e të ekspertëve të shëndetit publik dhe
- të mbrojmë veten, familjet tona dhe njerëzit që na rrethojnë.
- Secili mund të kontribuojë për kufizimin e përhapjes së #COVID19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>