Kanë ndërruar jetë 9 persona, një pacientë nga Vinica (70 vjeç), dy pacientë nga Strumica (67 vjeçar), një pacient nga Ohri (48 vjeç), një pacient nga Gostivari (64 vjeç), dy pacientë nga Tetova (70 dhe 71 vjeç) dhe dy pacientë nga Kumanova (68 dhe 77 vjeç).
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistron 110 pacientë të rikuperuar në:
Deri më tani, janë kryer gjithsej 182538 teste të Covid-19 në vend.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 17343, numri i pacientëve të rikuperuar është 14422, numri i vdekjeve është 721, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 2200.
Në shumë vende kemi rritje të numrit të infektuarve me Covid 19, institucionet paralajmërojnë si shenjë e valës së dytë, prandaj, Ju lutemi mbroni vetveten, ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.
Kujdes!
Kujdes nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, njerëzit e papërgjegjshëm, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase, që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën.
Besoni vetëm institucioneve përgjegjëse dhe jo individëve!
Respektoni masat për parandalimin e këtij infeksioni, Ju lutemi mbani detyrimisht maskë në ambiente të mbyllura dhe aty ku nuk ruhet dot distanca, kujdesuni për higjienën personale, ruani distancimin fizik, dezinfektoni objektet qe prekni, mbroni veten dhe njëkohësisht të afërmit tuaj. Tregoni kujdes me respektimin e rregullave. Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën.
Një thirrje veçanërisht për të rinjtë, të tregojnë kujdes sepse virusi nuk njeh moshë dhe nuk bën përzgjedhje. Bashkëpunimi juaj është vendimtar për ta fituar luftën me virusin e rrezikshëm dhe për të frenuar përhapjen e tij.
– Mbani duart të pastra dhe mos e prekni fytyrën
– Ruani distancën në ambientet publike.
– Kudo kur kjo nuk është e mundur, vendosni maskë apo barrierë mbrojtëse.
– Shmangni grumbullimet me shumë njerëz pasi është rrezik për përhapjen e infektimit nga Covid19.
– Kur dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës.