Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 1507 testime dhe 88 raste të reja të COVID-19 janë regjistruar në:-Shkup 23-Strugë 11-Shtip 10-Kumanovë 8 -Ohër 8-Gostivar 4 -Makedonski Brod 4 -Prilep 3 -Manastir 3 -Tetovë2 -Vinicë 2-Dibër 2-Veles 2-Sveti Nikolë 2-Kërçovë 2-Strumicë 1-Kavadari 1.
Gjatë 24 orëve u regjistruan 6 viktima, dy pacientë nga Shkupi (56 dhe 75), një pacientë nga Kumanova (91), një pacient nga Gostivari (64), një pacient nga Tetova (82) dhe një pacientë nga Shtipi (58).
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 113 pacientë të rikuperuar në:-Shkup 57-Tetovë 11-Shtip 11-Sveti Nikole 10 -Prilep 8 -Resnjë 5 -Koçani 4-Gostivar 2 -Kërçovë 2 -Veles 1-Dibër 1 dhe Demir Hisar1
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 11.289, numri i pacientëve të rikuperuar është 7221, numri i atyre që humbën jetën është 511 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 3557.
Ndërsa në territorin e Tetovës, gjatë 24 orëve të shkuara u regjistruan 2 raste të reja, 1 të vdekur dhe 11 të shëruar, numri i përgjithshëm i rasteve aktive me Covid-19 është 212.
Ja edhe renditja e qyteteve me rastet më të larta aktive:
- Shkup – 4966, aktiv 1303 (territori i Shkupit me 617.646 banorë).
- Shtip – 887, aktiv 433 (me 43.625 banorë) .
- Gostivar – 499, aktiv 288 (111.252 banorë) .
- Kumanovë – 1102, aktiv 262 (me 109.228 banorë) .
- Tetovë – 1066, aktiv 212 (territori i Tetovës me 200.678 banorë: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
- Strugë – 469, aktive 187 (me 65.801 banorë) .
- Sveti Nikollë – 230, aktiv 134 (me 17.683 banorë)
- Dibër – 208, aktiv 118 (me 20.863 banorë)
- Kërçovë – 179, aktiv 109 (me 56.937 banorë)
- Ohër- 283, aktiv 76 (51.591 banorë).
- Manastir – 146, aktiv 66 (me 91.983 banorë)
- Prilep – 336, aktiv 46 (me 75.132 banorë)
- Veles – 227, aktiv 22 (me 54.384 banorë)
- Probishtip – 57, aktiv 22 (me 15.085 banorë)
- Resnjë – 146, aktiv 21 (me 16.313 banorë)
- Koçani – 106, aktiv 20 (me 37.758 banorë)
Tregoni kujdes me respektimin e rregullave sepse shkujdesja e vërejtur favorizon përhapjen e virusit, i cili po prek çdo moshë, pa dallim.
Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën.