Sipas Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 1.529 testime dhe 89 raste të reja të Covid-19 janë regjistruar në:- Shkup 39- Kumanovë 10- Prilep 8- Ohër 4- Shtip 4- Strugë 3- Kavadari 3- Berovë 3- Gostivar 2- Delçevë 2 -Kërçovë 2- Tetovë 1- Manastir 1- Dibër 1- Strumicë 1- Kriva Palankë 1- Koçanë 1- Pehçevë 1-Makedonski Brod 1
Kanë ndërruar jetë 7 pacientë , tre pacientë nga Shkupi (72vjeç, 84vjeç dhe 65vjeç), një pacientë nga Prilepi (65vjeç), një pacientë nga Tetova (62vjeç), një pacientë nga Gostivari (74vjeç) dhe një pacientë nga Kërçova (58vjeç). Të gjithë kanë ndërruar jetë në spital.
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistron 215 pacientë të rikuperuar nga:- Shkup 72- Kavadari 22- Gostivar 19- Shtip 18- Sveti Nikolë 13-Makedonski Brod 13- Kërçovë 12- Koçanë 9- Demir Hisar 8- Manastir 8- Vinicë 5- Strugë 4- Gjevgjeli 3- Negotino 2- Prilep 2- Tetovë 1- Ohër 1- Probishtip 1- Delçevë 1- Resnje 1
Deri më tani, në vend janë kryer gjithësej 143,687 teste të Covid-19.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuar në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 14.004, numri i pacientëve të rikuperuar është 10.722, numri i atyre që humbën jetën është 585, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 2.697.
Kujdes!
Kujdes nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, njerëzit e papërgjegjshëm, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase, që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore.
Besoni vetëm institucioneve përgjegjëse dhe jo individëve!
Respektoni masat për parandalimin e këtij infeksioni, Ju lutemi mbani detyrimisht maskë në ambiente të mbyllura dhe aty ku nuk ruhet dot distanca, kujdesuni për higjienën personale, ruani distancimin fizik, dezinfektoni objektet qe prekni, mbroni veten dhe njëkohësisht të afërmit tuaj.
– Mbani duart të pastra dhe mos e prekni fytyrën
– Ruani distancën në ambientet publike.
– Kudo kur kjo nuk është e mundur, vendosni maskë apo barrierë mbrojtëse.
– Shmangni grumbullimet me shumë njerëz pasi është rrezik për përhapjen e infektimit nga Covid19.
– Kur dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës.