Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 1885 teste dhe 141 raste të reja të COVID -19 janë regjistruar në: -Shkup 30 -Kumanovë 20 -Gostivar 19 -Shtip 15 -Strugë 8 – Kavadarci 8 -Tetovë 6 -Sveti Nikole 6 -Koçani 5 -Kërçovë 4 -Ohër 3 -Makedonski Brod 3 – Strumicë 2 -Dibër 2 -Manastir 2 -Demir Hisar 2 -Prilep 1 – Gjevgjeli 1 – Berovë 1 – Delçevë 1.
Ka ndërruar jetë në spital një paciente nga Ohri.
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 239 pacientë të rikuperuar nga: -Shkup 132 -Sveti Nikole 23-Kumanovë 22 -Shtip 14 -Dibër 8 -Manastir 7 -Tetovë 6 -Kërçovë 6 -Prilep 4 -Demir Hisar 4 – Delçevë 3 -Koçani 3–Kavadarci 3 -Gostivar 2 –Veles 1- Negotinë 1.
Deri më tani, janë kryer gjithsejtë 119102 teste të COVID -19 në vend.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 12217, numri i pacientëve të rikuperuar është 8487, numri i atyre që humbën jetën është 530 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 3200.
Kujdes!
Kujdes nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertë”, “analistë” “mjekë” nëpër rrjete sociale, të cilët si duket se prej mërzisë, nuk dinë si të kalojnë kohën, komentojnë në çdo studim dhe ndaj çdo mase që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse.
Besoni vetëm institucioneve përgjegjëse dhe jo individëve!
Nisur dhe nga rritja e rasteve ditore pozitive të ditëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë ju rikujton edhe një herë për masat e thjeshta që duhet të respektojë çdo qytetar në përditshmëri:
– Mbani duart të pastra dhe mos e prekni fytyrën
– Ruani distancën në ambientet publike.
– Kudo kur kjo nuk është e mundur, vendosni maskë apo barrierë mbrojtëse.
– Shmangni grumbullimet me shumë njerëz pasi është rrezik për përhapjen e infektimit nga Covid19.
– Kontaktoni nëpërmjet linjës me mjekun e familjes.
– Nëse nuk është e domosdoshme evitoni kontaktin me institucionet shëndetësore.
– Kur dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës.