Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 1437 testime, dhe 137 raste të reja të COVID -19 janë regjistruar në:-Shkup 64-Shtip 19-Strugë 14-Kumanovë 7-Tetovë 7-Gostivar 6-Ohër 5-Kërçovë 4-Sveti Nikole 3-Radovish 2-Manastir 2-Veles 1-Prilep 1-Krushevë 1-Demir Hisar 1
Kanë ndërruar jetë 10 pacientë, pesë pacientë nga Shkupi, dy pacientë nga Kumanova, një pacientë nga Tetova,një pacientë nga Gostivari dhe një pacientë nga Radovishi.
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 131 pacientë të rikuperuar nga:-Shkup 41-Ohër 36-Strugë 25-Tetovë 11-Shtip 10-Gostivar 5-Veles 3.
Deri më tani, në total janë 89,703 teste COVID -19 në vend.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 9547, numri i pacientëve të rikuperuar është 5071, numri i atyre që humbën jetën është 442 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 4034.