Covid 19: prej 1653 testeve, sot, kemi 118 raste të reja, 3 viktima dhe 127 persona të shëruar

Ndalo covid 19

Kujdes!

Kujdes nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertë”, “analistë”, “mjekë”, njerëz të papërgjegjshëm, nëpër rrjete sociale, të cilët si duket se prej mërzisë, nuk dinë si të kalojnë kohën, komentojnë në çdo studim dhe ndaj çdo mase që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse.

Besoni vetëm institucioneve përgjegjëse dhe jo individëve!

Nisur dhe nga rritja e rasteve ditore pozitive të ditëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë ju rikujton edhe një herë për masat e thjeshta që duhet të respektojë çdo qytetar në përditshmëri:

– Mbani duart të pastra dhe mos e prekni fytyrën
– Ruani distancën në ambientet publike.
– Kudo kur kjo nuk është e mundur, vendosni maskë apo barrierë mbrojtëse.
– Shmangni grumbullimet me shumë njerëz pasi është rrezik për përhapjen e infektimit nga Covid19.
– Kontaktoni nëpërmjet linjës  me mjekun e familjes.
– Nëse nuk është e domosdoshme evitoni kontaktin me institucionet shëndetësore.
– Kur dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës.

Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 1653 teste, dhe 118 raste të reja të Covid-19 janë regjistruar në:-Shkup 55-Kumanovë 12-Prilep 9-Tetovë 6-Shtip 5-Kavadari 4-Kërçov 4-Vinicë 3–Ohër 3-Gostivar 2-Kriva Palankë 2-Veles 2-Delçevë 2-Dibër 1-Kratovë 1-Manastir 1-Strugë 1-Strumicë 1-Koçanë 1-Probishtip 1-Berovë 1-Sveti Nikolë 1.

Kanë ndërruar jetë tre pacientë, një pacientë nga Tetova (64 vjeç), një nga Shtipi (82 vjeç) dhe një nga Struga (74 vjeç) .

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistron 127 pacientë të rikuperuar nga:-Strugë 37-Shkup 22-Ohër 13-Kavadari 11-Kumanovë 11-Shtip 11-Manastir 6-Kërçovë 5-Vinicë 4-Demir Hisar 3-Veles 3-Gostivar 1.

Deri më tani, në vend janë kryer gjithësejt 132.493 teste të Covid-19.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuar në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 13194, numri i pacientëve të rikuperuar është 9752, numri i atyre që humbën jetën është 554, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 2888.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>