Sipas Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 1.733 teste dhe 159 raste të reja të COVID -19 janë regjistruar në:- Shkup 32- Kumanovë 25- Gostivar 22- Strugë 15- Tetovë 9- Berovë 9- Shtip 8- Prilep 7- Kavadarci 5- Gjevgjeli 5- Ohër 4- Delçevë 4- Kërçovë 3- Koçani 2- Vinicë 2- Veles 2- Dibër 1- Manastir 1- Strumicë 1- Radovish 1- Pehçevë 1.
Kanë ndërruar jetë 6 pacientë: katër pacientë nga Shkupi në moshën 77, 80, 85 dhe 86 vjeç, një pacientë nga Gostivari në moshën 61 vjeç dhe një pacientë nga Shtipi në moshën 76 vjeç. Pesë pacientë humbën jetën në spital dhe një pacientë jashtë spitalit.
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 75 pacientë të rikuperuar nga:- Shkup 27- Kërçovë 13- Gostivar 9- Shtipi 8- Manastir 4- Dibër 3- Veles 2- Negotinë 2- Tetovë 1- Kumanovë 1- Krushevë 1- Koçani 1- Makedonski Brod 1- Vinicë 1- Prilep 1.
Deri më tani, janë kryer gjithsejtë 136.051 teste COVID -19 në vend.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 13.458, numri i pacientëve të rikuperuar është 10.052, numri i atyre që humbën jetën është 563 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 2.843.
Kujdes!
Kujdes nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertë”, “analistë”, “mjekë”, njerëz të papërgjegjshëm, të cilët komentojnë me hamendje në çdo studim dhe ndaj çdo mase që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse.
Besoni vetëm institucioneve përgjegjëse dhe jo individëve!
Ju rikujtojmë edhe një herë për masat e thjeshta që duhet të respektojë çdo qytetar në përditshmëri:
– Mbani duart të pastra dhe mos e prekni fytyrën
– Ruani distancën në ambientet publike.
– Kudo kur kjo nuk është e mundur, vendosni maskë apo barrierë mbrojtëse.
– Shmangni grumbullimet me shumë njerëz pasi është rrezik për përhapjen e infektimit nga Covid19.
– Kontaktoni nëpërmjet linjës me mjekun e familjes.
– Nëse nuk është e domosdoshme evitoni kontaktin me institucionet shëndetësore.
– Kur dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës.