Covid 19: prej 1814 testeve, kemi 180 raste të reja, 13 viktima dhe 206 persona të shëruar

E dielGjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 1814 teste dhe u regjistruan 180 raste të reja të Covid-19 edhe ate  në:
  • Shkup – 78(territori i Shkupit me 617.646 banorë)
  • Prilep – 18(me 75.132 banorë)
  • Kavadarci – 15(me 38.741 banorë)
  • Tetovë – 12(në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Strumica – 10(me 57.175 banorë)
  • Ohër- 10(51.591 banorë)
  • Veles –6(me  54.384 banorë)
  • Strugë – 6(me 65.801 banorë)
  • Kumanovë – 6(me 109.228 banorë)
  • Dojran– 3(me 3.324 banorë)
  • Gjevgjeli – 2(me 22.706 banorë)
  • Negotinë – 2(me  19.327 banorë)
  • Gostivar – 2(111.252 banorë)
  • Shtip – 1(me 43.625 banorë)
  • Manastir – 1(me 91.983 banorë)
  • Resnjë –1(me 16.313 banorë)
  • Kriva Pallanka – 1(me  20.820 banorë)
  • Berovë – 1(me 12.813 banorë)
  • Kërçovë – 1(me 56.937 banorë)
  • Krushevë – 1(me 9.418 banorë)
  • Vallandovë – 1(me  11.773 banorë)
  • Sveti Nikollë – 1(me 17.683 banorë)
  • Vinicë – 1(me 19.391 banorë)

Janë raportuar gjithsej 13 raste vdekjeje. Gjashtë raste janë raportuara për vdekje të ndodhur në dhjetor. 6 pacientë nga Shkupi (89, 87, 79, 69, 61 dhe 60) , tre nga Gostivari (81, 63 dhe 59), dy nga Kumanova (71 dhe 62) dhe nga një në Manastiri (70) dhe Strugë (78).

Janë regjistruar 206 pacientë të rikuperuar nga: -Shkup 146-Kumanovë 14-Tetovë 8-Veles 7-Gostivar 5-Kërçovë 4-Strumicë, Shtip dhe Manastir nga 3 -Vinicë, Koçani, Kratovë dhe Demir Kapi nga 2 -Prilep, Kavadarci, Kriva Pallankë, Valandovë dhe Radovish  nga 1 .
 
Deri më tani,  janë kryer gjithsej 486.961 teste të Covid-19 .
Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me COVID-19  që nga fillimi i pandemisë është 97.052, numri i pacientëve të rikuperuar është 87.652, numri i vdekjeve është 2.989 dhe numri i rasteve aktive është 6.411.
 
Kujdes!
 
Kujdes, jo vetëm nga covid 19, por edhe nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, “misionarët”, njerëz të papërgjegjshëm,  injorantët, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën, si dhe kujdes edhe nga Televizionet komerciale, portalet e ndryshme, rrjetet sociale, të cilët për të plotësuar programet e tyre, janë në gjendje të emitojnë gjithçka, vetëm e vetëm që të përfitojnë personalisht, pa çarë kokën nëse veprimet e tyre shkaktojnë pasoja.
 

Besoni vetëm institucionet përgjegjëse shëndetësore dhe jo individët!

Mbani maskën, ashtu si që mbani pantallonat në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.
 

Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.

- Besoni #faktet të mos e sfidojmë shkencën, komunitetin e mjekëve, e të ekspertëve të shëndetit publik dhe
- të mbrojmë veten, familjet tona dhe njerëzit që na rrethojnë.
- Secili mund të kontribuojë për kufizimin e përhapjes së #COVID19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>