Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 1825 testime, dhe 115 raste të reja të Covid-19 janë regjistruar në:-Shkup 32-Shtip 14-Gostivar 11-Tetovë 10-Berovë 8-Dibër 8-Kumanovë 7-Sveti Nikolë 4-Kërçovë 3-Ohër 3-Gjevgjeli 3-Kriva Pallankë 3-Delçevë 3-Veles 2-Prilep 2-Koçani 1-Probishtip 1
Kanë ndërruar jetë tre pacientë , dy pacientë nga Shkupi në moshën 62 dhe 68 vjeç dhe një pacientë nga Struga në moshën 68 vjeç.
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistron 225 pacientë të rikuperuar nga:-Shkup 146-Kumanovë 15-Tetovë 10-Gostivar 10-Manastir 10-Strumicë 6-Kërçovë 5-Shtip 5-Kavadari 3-Probishtip 3-Demir Hisar 3-Negotinë 2-Prilep 2-Strugë 1-Radovish 1-Valandovë 1-Vinicë 1-Ohër 1.
Deri më tani, në vend janë kryer gjithsejtë 134,318 teste Covid-19.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuar në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 13308, numri i pacientëve të rikuperuar është 9977, numri i atyre që humbën jetën është 557, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 2774.
Kujdes!
Kujdes nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertë”, “analistë”, “mjekë”, njerëz të papërgjegjshëm, nëpër rrjete sociale, të cilët si duket se prej mërzisë, nuk dinë si të kalojnë kohën, komentojnë në çdo studim dhe ndaj çdo mase që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse.
Besoni vetëm institucioneve përgjegjëse dhe jo individëve!
Nisur dhe nga rritja e rasteve ditore pozitive të ditëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë ju rikujton edhe një herë për masat e thjeshta që duhet të respektojë çdo qytetar në përditshmëri:
– Mbani duart të pastra dhe mos e prekni fytyrën
– Ruani distancën në ambientet publike.
– Kudo kur kjo nuk është e mundur, vendosni maskë apo barrierë mbrojtëse.
– Shmangni grumbullimet me shumë njerëz pasi është rrezik për përhapjen e infektimit nga Covid19.
– Kontaktoni nëpërmjet linjës me mjekun e familjes.
– Nëse nuk është e domosdoshme evitoni kontaktin me institucionet shëndetësore.
– Kur dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës.