Covid 19: prej 1831 testeve, sot, kemi 243 raste të reja, 4 viktima dhe 100 persona të shëruar

riskGjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 1831 teste dhe 243 raste të reja të Covid-19 janë regjistruar në:
-Shkup 98-Kumanovë 11 -Shtip 7 -Prilep 12 -Tetovë 2-Struga 9 -Veles 3 -Manastir 5 -Ohër 4 -Kavadarci 4 – Gostivar 5 -Gjevgjeli 5 -Strumicë 21– Kriva Pallankë 2  –Radovish 9 – Koçani 11– Probishtip 1 – Demir Hisar 1 – Berovë 9 – Valandovë 4 – Vinicë 2 – Dellçevë 2 – Sveti Nikollë 12 -Kërçovë 1 dhe Negotinë 2.
Kanë ndërruar jetë 4 persona, një pacientë nga Prilepi (65 vjeç), një nga Manastiri (82 vjeç) dhe dy nga Kumanova (72 dhe 80 vjeç).
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistron 100 pacientë të rikuperuar në:
-Shkup 39– Kumanovë 4-Shtip 2 – Prilep 3 -Tetovë 3 -Struga 4 – Veles 7 – Manastiri 3 – Ohër 3 – Kavadarci 2 – Gostivar 6– Gjevgjeli 2 – Strumicë 10 – Probishtip 1 – Demir Hisar 1 – Makedonski Brod 1 – Berovë 1 – Delçevë 1 – Kërçovë 2 dhe Resnje 5.
Deri më tani, janë kryer gjithsej 193 652 teste të Covid-19 në vend.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 18602, numri i pacientëve të rikuperuar është 15264, numri i vdekjeve është 753, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 2585.
Në shumë vende kemi rritje të numrit të infektuarve me Covid 19, institucionet paralajmërojnë si shenjë e valës së dytë, prandaj, Ju lutemi mbroni vetveten,  ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.

Kujdes!

Kujdes nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, njerëzit e papërgjegjshëm,  të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase, që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën.

Besoni vetëm institucioneve përgjegjëse dhe jo individëve!

Respektoni masat për parandalimin e këtij infeksioni, Ju lutemi mbani detyrimisht maskë në ambiente të mbyllura dhe aty ku nuk ruhet dot distanca, kujdesuni për higjienën personale, ruani distancimin fizik, dezinfektoni objektet qe prekni, mbroni veten dhe njëkohësisht të afërmit tuaj. Tregoni kujdes me respektimin e rregullave. Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën.

Një thirrje veçanërisht për të rinjtë, të tregojnë kujdes sepse virusi nuk njeh moshë dhe nuk bën përzgjedhje. Bashkëpunimi juaj është vendimtar për ta fituar luftën me virusin e rrezikshëm dhe për të frenuar përhapjen e tij.

– Mbani duart të pastra dhe mos e prekni fytyrën
– Ruani distancën në ambientet publike.
– Kudo kur kjo nuk është e mundur, vendosni maskë apo barrierë mbrojtëse.
– Shmangni grumbullimet me shumë njerëz pasi është rrezik për përhapjen e infektimit nga Covid19.
– Kur dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>