Covid 19: prej 1848 testeve, sot, kemi 141 raste të reja, 2 viktima dhe 175 persona të shëruar

RMV - Ministria e shendetesiseMinistria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 1848 teste dhe 141 raste të reja të COVID -19 janë regjistruar në: -Shkup 48 -Kumanovë 21 -Shtip 15 – Kavadarci 9 -Manastir 7 -Vinica 7 -Kërçovë 5 -Gostivar 4 -Makedonski Brod 4 -Koçani 4 – Strumicë 4 -Sveti Nikole 3 -Dibër 2 -Probishtip 2 -Prilep 1 -Strugë 1 – Gjevgjeli 1 -Demir Hisar 1  – Berovë 1 – Negotinë 1.

 

Kanë ndërruar jetë 2 persona një pacient nga Shkupi (88) dhe një paciente nga Kërçova (80).

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 175 pacientë të rikuperuar nga: -Shkup 37-Shtip 56 -Kumanovë 27  -Gostivar 14 -Sveti Nikole 11 -Kërçovë 7 -Tetovë 5 – Gjevgjeli 5 –Kavadarci 4 -Prilep 3 – Radovish 2 -Manastir 1 -Demir Hisar 1 -Makedonski Brod 1 -Resnje 1 .

Deri më tani, janë kryer gjithsejtë 120950 teste të COVID -19 në vend.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 12357, numri i pacientëve të rikuperuar është 8662 , numri i atyre që humbën jetën është 532 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 3163.

Kujdes!

Kujdes nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertë”, “analistë” “mjekë” nëpër rrjete sociale, të cilët si duket se prej mërzisë, nuk dinë si të kalojnë kohën, komentojnë në çdo studim dhe ndaj çdo mase që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse.

Besoni vetëm institucioneve përgjegjëse dhe jo individëve!

Nisur dhe nga rritja e rasteve ditore pozitive të ditëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë ju rikujton edhe një herë për masat e thjeshta që duhet të respektojë çdo qytetar në përditshmëri:

– Mbani duart të pastra dhe mos e prekni fytyrën
– Ruani distancën në ambientet publike.
– Kudo kur kjo nuk është e mundur, vendosni maskë apo barrierë mbrojtëse.
– Shmangni grumbullimet me shumë njerëz pasi është rrezik për përhapjen e infektimit nga Covid19.
– Kontaktoni nëpërmjet linjës  me mjekun e familjes.
– Nëse nuk është e domosdoshme evitoni kontaktin me institucionet shëndetësore.
– Kur dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>