Covid 19: prej 1854 testeve, kemi 307 raste të reja, 14 viktima dhe 658 persona të shëruar

E PremteGjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 1854 teste dhe 307 raste të reja të Covid-19 u regjistruan në:
  • Shkup – 137 (territori i Shkupit me 617.646 banorë)
  • Kumanovë – 17 (me 109.228 banorë)
  • Veles –15 (me  54.384 banorë)
  • Tetovë – 13 (në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Prilep – 13 (me 75.132 banorë)
  • Dibër – 11 (me 20.863 banorë)
  • Ohër- 10 (51.591 banorë)
  • Gostivar – 10 (111.252 banorë)
  • Kavadarci – 10 (me 38.741 banorë)
  • Strumica – 9 (me 57.175 banorë)
  • Kërçovë – 8 (me 56.937 banorë)
  • Manastir – 7 (me 91.983 banorë)
  • Delçevë –6 (me 17.713 banorë)
  • Gjevgjeli – 6 (me 22.706 banorë)
  • Resnjë –5 (me 16.313 banorë)
  • Shtip – 4 (me 43.625 banorë)
  • Radovish – 4 (me 29.100 banorë)
  • Strugë – 3 (me 65.801 banorë)
  • Probishtip – 3 (me 15.085 banorë)
  • Kratovë – 3 (me 9.376 banorë)
  • Krushevë – 3 (me 9.418 banorë)
  • Bogdanci– 3 (me 8.178 banorë)
  • Vinicë – 2 (me 19.391 banorë)
  • Sveti Nikollë – 1 (me 17.683 banorë)
  • Negotinë – 1 (me  19.327 banorë)
  • Kriva Pallanka – 1 (me  20.820 banorë)
  • Berovë – 1 (me 12.813 banorë)
  • Makedonski Brod – 1 (me  6.166 banorë)

(Vërejtje: Numri i banorëve është numri zyrtar i banorëve të regjistruar, por ajo realisht duhet të ketë rënie, për shkak të shpërnguljeve (kryesisht nga Maqedonia lindore) në Shkup dhe jashtë shtetit.) 

 

Kanë ndërruar jetë 14 pacientë, pesë pacientë nga Shkupi (70, 78, 65, 75 dhe 80), një nga Prilepi (73), një nga Gostivari (71), nga Shtipi (66), dy pacientë nga Ohri (75 dhe 78) , një nga Kavadarci (52), një nga Kërçova (63), një nga Sveti Nikol;a (57) dhe një pacient nga Gjevgjelia (80).
 
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistron 658 pacientë të rikuperuar nga: -Shkup 444-Kumanovë 13-Tetovë 9-Prilep 22-Gostivar 11-Shtip 7-Veles 11-Ohër 46-Strumicë 7-Kavadarci 19-Strugë 34-Koçani 2-Sveti Nikollë 2-Gjevgjeli 8-Negotinë 6-Radovish 3- Berovë 3-Delçevë 1-Probishtip 1-Vinicë 1-Makedonski Brod 3-Krushevë 2-Demir Kapi 1-Pehçevë 2.
 
Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 439.121 teste të Covid-19 .
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara që nga fillimi i epidemisë është 90124, numri i pacientëve të rikuperuar është 76045, numri i vdekjeve 2768 dhe numri i rasteve aktive është 11311.
 
Kujdes!
 
Kujdes, jo vetëm nga covid 19, por edhe nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, “misionar”, njerëz të papërgjegjshëm,  injorantët, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën, si dhe kujdes edhe nga Televizionet komerciale, portalet e ndryshme, rrjetet sociale, të cilët për të plotësuar programet e tyre, janë në gjendje të emitojnë gjithçka, vetëm e vetëm që të përfitojnë personalisht, pa çarë kokën nëse veprimet e tyre shkaktojnë pasoja.
 

Besoni vetëm institucionet përgjegjëse shëndetësore dhe jo individët!

Mbani maskën, ashtu si që mbani pantallonat në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.
 

Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.

- Besoni #faktet të mos e sfidojmë shkencën, komunitetin e mjekëve, e të ekspertëve të shëndetit publik dhe
- të mbrojmë veten, familjet tona dhe njerëzit që na rrethojnë.
- Secili mund të kontribuojë për kufizimin e përhapjes së #COVID19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>