Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 1.902 teste dhe 108 raste të reja të Covid-19 janë regjistruar në: -Shkup 45-Kumanovë 18-Shtip 11-Gostivar 9-Veles 4-Strugë 4-Delçevë 4-Sveti Nikolë 3-Prilep 3-Vinicë 2-Strumicë 2-Tetovë 2-Dibër 1.
Kanë ndërruar jetë dy pacientë nga Kumanova (64 dhe 72 vjeç) .
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistron 112 pacientë të rikuperuar në:-Shkup 32-Shtip 20-Kërçovë 12-Gostivar 11-Sveti Nikolë 9-Makedonski Brod 8-Manastir 5-Prilep 4-Tetovë 4-Veles 3-Koçanë 2-Demir Hisar 1-Dibër 1.
Deri më tani, janë kryer gjithësejt 130.840 teste të Covid-19 në vend.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuar në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 13.076, numri i pacientëve të rikuperuar është 9.625, numri i atyre që humbën jetën është 551, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 2.900.
Kujdes!
Kujdes nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertë”, “analistë” “mjekë” nëpër rrjete sociale, të cilët si duket se prej mërzisë, nuk dinë si të kalojnë kohën, komentojnë në çdo studim dhe ndaj çdo mase që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse.
Besoni vetëm institucioneve përgjegjëse dhe jo individëve!
Nisur dhe nga rritja e rasteve ditore pozitive të ditëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë ju rikujton edhe një herë për masat e thjeshta që duhet të respektojë çdo qytetar në përditshmëri:
– Mbani duart të pastra dhe mos e prekni fytyrën
– Ruani distancën në ambientet publike.
– Kudo kur kjo nuk është e mundur, vendosni maskë apo barrierë mbrojtëse.
– Shmangni grumbullimet me shumë njerëz pasi është rrezik për përhapjen e infektimit nga Covid19.
– Kontaktoni nëpërmjet linjës me mjekun e familjes.
– Nëse nuk është e domosdoshme evitoni kontaktin me institucionet shëndetësore.
– Kur dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës.