Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 1971 teste dhe 188 raste të reja të COVID -19 u regjistruan në: -Shkupi 44 -Tetovë 24 -Gostivar 23 -Strugë 21 -Kumanovë 21 -Shtip 18 -Kërçovë 10 -Ohër 6 -Manastir 5 -Kavadari 3 -Makedonski Brod 3 -Negotinë 2-Probishtip 2 -Kriva Palankë 1 -Koçanë 1 -Demir Hisar 1 -Resnje 1 -Veles 1 -Dibër 1.
Kanë ndërruar jetë 5 pacientë, një pacientë nga Shkupi, një pacientë nga Manastiri, një pacientë nga Kumanova dhe dy pacientë nga Tetova.
Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 268 pacientë të rikuperuar nga: -Skopje 105 Tetovë 41 -Kumanovë 23 -Strugë 22 – Ohër 19 -Kërçovë 13 -Sveti Nikolë 12 -Gostivar 12 -Veles 5 -Resnje 4 -Manastir 3 -Probishtip 3 – Dibër 2 – Shtip 1 -Prilep 1 -Demir Hisar 1 -Radovish 1
Deri më tani, në total janë kryer 99.615 teste të COVID -19.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 10503, numri i pacientëve të rikuperuar është 5931, numri i atyre që humbën jetën është 476, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 4096.