Kanë ndërruar jete 5 pacientë , dy pacientë nga Shkupi (49 vjeç dhe 50 vjeç), një paciente nga Tetova (46 vjeçare), një pacientë nga Kumanova (63 vjeç) dhe një pacientë nga Prilepi (82 vjeç). Të gjithë kanë ndërruar jetë në spital.
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistron 297 pacientë të rikuperuar nga:- Strugë 85- Shkup 56- Shtip 37- Ohër 34- Gostivar 20- Kërçovë 15- Veles 13- Kumanovë 9 Manastir 6- Tetovë 4- Makedonski Brod 4- Prilep 3 – Probishtip 3- Strumicë 3- Kriva Palankë 2- Vinicë 1- Kratovë 1- Demir Hisar 1
Deri më tani, në vend janë kryer gjithësej 142.158 teste të Covid-19.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuar në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 13.914, numri i pacientëve të rikuperuar është 10.507, numri i atzre qe humbën jetën është 578, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 2.829.
Kujdes!
Kujdes nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, njerëzit e papërgjegjshëm, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase, që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore.
Besoni vetëm institucioneve përgjegjëse dhe jo individëve!
Respektoni masat për parandalimin e këtij infeksioni, Ju lutemi mbani detyrimisht maskë në ambiente të mbyllura dhe aty ku nuk ruhet dot distanca, kujdesuni për higjienën personale, ruani distancimin fizik, dezinfektoni objektet qe prekni, mbroni veten dhe njëkohësisht të afërmit tuaj.
– Mbani duart të pastra dhe mos e prekni fytyrën
– Ruani distancën në ambientet publike.
– Kudo kur kjo nuk është e mundur, vendosni maskë apo barrierë mbrojtëse.
– Shmangni grumbullimet me shumë njerëz pasi është rrezik për përhapjen e infektimit nga Covid19.
– Kur dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës.