- Shkup – 161(territori i Shkupit me 617.646 banorë)
- Kavadarci – 34(me 38.741 banorë)
- Ohër- 23(51.591 banorë)
- Prilep – 15(me 75.132 banorë)
- Tetovë – 15(në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
- Strugë – 14(me 65.801 banorë)
- Kumanovë – 12(me 109.228 banorë)
- Gjevgjeli – 11(me 22.706 banorë)
- Gostivar – 9(111.252 banorë)
- Delçevë –9(me 17.713 banorë)
- Veles –7(me 54.384 banorë)
- Koçani – 7(me 37.758 banorë)
- Strumica – 6(me 57.175 banorë)
- Negotinë – 6(me 19.327 banorë)
- Manastir – 5(me 91.983 banorë)
- Berovë – 5(me 12.813 banorë)
- Kërçovë – 5(me 56.937 banorë)
- Vinicë – 5(me 19.391 banorë)
- Radovish – 4(me 29.100 banorë)
- Shtip – 4(me 43.625 banorë)
- Krushevë – 3(me 9.418 banorë)
- Resnjë –2(me 16.313 banorë)
- Kriva Pallanka – 2(me 20.820 banorë)
- Probishtip – 2(me 15.085 banorë)
- Kratovë – 2(me 9.376 banorë)
- Sveti Nikollë – 1(me 17.683 banorë)
- Demir Kapi – 1(me 4.039 banorë)
- Bogdanci– 1(me 8.178 banorë)
- Dojran– 1(me 3.324 banorë)
- Makedonska Kamenica – 1(me 7.524 banorë)
(Vërejtje: Numri i banorëve është numri zyrtar i banorëve të regjistruar, por ajo realisht duhet të ketë rënie, për shkak të shpërnguljeve në Shkup (kryesisht nga Maqedonia lindore) dhe jashtë shtetit.)
Kanë ndërruar jetë 7 persona , dy pacientë nga Shkupi (72 dhe 84) dhe nga një janë regjistruar nga Tetova (73), Velesi (48), Ohri (65), Kërçova (65) dhe Dibra (80).
Janë regjistruar 638 pacientë të rikuperuar nga: -Shkupi 328 -Kumanova 44 -Velesi 41 -Tetova 37 -Strumica 31 -Gostivari 20 -Kavadarci 18 -Shtipi 14 -Prilepi 12-Kocani 12-Manastiri 12-Gjevgjelia 11-Dibra 11-Ohri 8 -Kërçova 7-Dellçeva 5 -Negotina 5-Radovishi 4 -Berova 3 -Sveti Nikola 3 -Valandova 3 -Struga 2 -Kratova 2 -Bogdanci 2 -Vinica 1 -Demir Kapia 1-Makedonska Kamenica 1.
Deri më tani, janë kryer gjithsej 463.957 teste të Covid-19.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID që nga fillimi i epidemisë është 93.882, numri i pacientëve të rikuperuar është 83.424, numri i vdekjeve është 2.900 dhe numri i rasteve aktive është 7.558.
Kujdes!
Kujdes, jo vetëm nga covid 19, por edhe nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, “misionarët”, njerëz të papërgjegjshëm, injorantët, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën, si dhe kujdes edhe nga Televizionet komerciale, portalet e ndryshme, rrjetet sociale, të cilët për të plotësuar programet e tyre, janë në gjendje të emitojnë gjithçka, vetëm e vetëm që të përfitojnë personalisht, pa çarë kokën nëse veprimet e tyre shkaktojnë pasoja.
Besoni vetëm institucionet përgjegjëse shëndetësore dhe jo individët!
Mbani maskën, ashtu si që mbani pantallonat në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.
Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.
Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.
- Besoni #faktet të mos e sfidojmë shkencën, komunitetin e mjekëve, e të ekspertëve të shëndetit publik dhe
- të mbrojmë veten, familjet tona dhe njerëzit që na rrethojnë.
- Secili mund të kontribuojë për kufizimin e përhapjes së #COVID19.