Gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 2275 teste dhe u regjistruan 358 raste të reja të Covid-19 edhe ate në:
- Shkup – 173 (territori i Shkupit me 617.646 banorë)
- Prilep – 41 (me 75.132 banorë)
- Kumanovë – 22 (me 109.228 banorë)
- Kavadarci – 21 (me 38.741 banorë)
- Tetovë – 13 (në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
- Veles –11 (me 54.384 banorë)
- Manastir – 9 (me 91.983 banorë)
- Kriva Pallanka – 9 (me 20.820 banorë)
- Ohër- 8 (51.591 banorë)
- Negotinë – 7 (me 19.327 banorë)
- Krushevë – 6 (me 9.418 banorë)
- Shtip – 5 (me 43.625 banorë)
- Strumica – 4 (me 57.175 banorë)
- Gjevgjeli – 4 (me 22.706 banorë)
- Strugë – 3 (me 65.801 banorë)
- Vallandovë – 3 (me 11.773 banorë)
- Delçevë –3 (me 17.713 banorë)
- Gostivar – 2 (111.252 banorë)
- Resnjë –2 (me 16.313 banorë)
- Kërçovë – 2 (me 56.937 banorë)
- Radovish – 2 (me 29.100 banorë)
- Probishtip – 2 (me 15.085 banorë)
- Koçani – 1 (me 37.758 banorë)
- Sveti Nikollë – 1 (me 17.683 banorë)
- Demir Hisar – 1 (me 8.177 banorë)
- Makedonski Brod – 1 (me 6.166 banorë)
- Kratovë – 1 (me 9.376 banorë)
- Dibër – 1 (me 20.863 banorë)
Janë raportuar gjithsej 5 raste vdekjeje. 3 pacientë nga Shkupi (91, 80 dhe 58), nga 1 pacient nga Kavadarci (73) dhe Prilep (62).
Janë regjistruar 341 pacientë të rikuperuar nga: -Shkup 186 -Kavadarci 24 -Kumanovë 18 -Tetovë 16 -Prilep 14 -Strumicë 11 -Manastir 9 -Gjevgjeli 9 -Gostivar 7-Veles 7 -Debër 7 -Resnje 7 -Kërçovë 5 -Berovë 5 -Demir Kapi 5 -Radovish 3 -Shtip 1 -Ohër 1 -Koçani 1 -Sveti Nikolë 1 -Negotinë 1 -Probishtip 1 -Valandovë 1 -Krushevë 1.
Deri më tani, janë kryer gjithsej 489.991 teste të Covid-19 .
Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë është 97.456, numri i pacientëve të rikuperuar është 88.301, numri i vdekjeve është 3.003 dhe numri i rasteve aktive është 6.152.
Kujdes!
Kujdes, jo vetëm nga covid 19, por edhe nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, “misionarët”, njerëz të papërgjegjshëm, injorantët, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën, si dhe kujdes edhe nga Televizionet komerciale, portalet e ndryshme, rrjetet sociale, të cilët për të plotësuar programet e tyre, janë në gjendje të emitojnë gjithçka, vetëm e vetëm që të përfitojnë personalisht, pa çarë kokën nëse veprimet e tyre shkaktojnë pasoja.
Besoni vetëm institucionet përgjegjëse shëndetësore dhe jo individët!
Mbani maskën, ashtu si që mbani pantallonat në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.
Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.
Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.
- Besoni #faktet të mos e sfidojmë shkencën, komunitetin e mjekëve, e të ekspertëve të shëndetit publik dhe
- të mbrojmë veten, familjet tona dhe njerëzit që na rrethojnë.
- Secili mund të kontribuojë për kufizimin e përhapjes së #COVID19.