Covid 19: prej 2664 testeve, kemi 815 raste të reja, 20 viktima dhe 396 persona të shëruar

E shtuneGjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 2664 teste dhe 815 raste të reja të Covid-19 u regjistruan në:
 
  • Shkup – 329 (territori i Shkupit me 617.646 banorë)
  • Manastir – 52 (me 91.983 banorë).
  • Tetovë – 51 (në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Prilep – 46 (me 75.132 banorë).
  • Kumanovë – 37 (me 109.228 banorë)
  • Gostivar – 36 (111.252 banorë)
  • Kavadarci – 31 (me 38.741 banorë)
  • Ohër- 28 (51.591 banorë).
  • Strugë – 28 (me 65.801 banorë)
  • Shtip – 26 (me 43.625 banorë)
  • Veles –24 (me  54.384 banorë)
  • Strumica – 20 (me 57.175 banorë)
  • Negotinë – 19 (me  19.327 banorë).
  • Radovish – 12 (me 29.100 banorë)
  • Kriva Pallanka – 12 (me  20.820 banorë)
  • Resnjë –9 (me 16.313 banorë)
  • Gjevgjeli – 9 (me 22.706 banorë)
  • Koçani – 9 (me 37.758 banorë)
  • Berovë – 5 (me 12.813 banorë)
  • Kërçovë – 6 (me 56.937 banorë)
  • Vallandovë – 5 (me  11.773 banorë)
  • Delçevë –4 (me 17.713 banorë)
  • Sveti Nikollë – 4 (me 17.683 banorë)
  • Probishtip – 3 (me 15.085 banorë)
  • Krushevë –2 (me 9.418 banorë).
  • Makedonski Brod – 2(me  6.166 banorë)
  • Demir Hisar – 2 (me 8.177 banorë)
  • Dibër – 1 (me 20.863 banorë).
  • Pehçevë – 1 (me 5.517 banorë).
  • Vinicë – 1 (me 19.391 banorë)
  • Kratovë – 1 (me 9.376 banorë)
Kanë ndërruar jetë 20 persona, tetë pacientë nga Shkupi (76, 65, 84, 64, 71, 80, 51, 74), një nga Shtipi (82), dy nga Prilepi (68 dhe 72), një nga Struga (78), dy nga Velesi (70 dhe 65), një nga Manastiri (84), një nga Kavadarci (68), dy pacientë nga Gostivari (64 dhe 89), një nga Strumica (63) dhe një Pacient nga Berova (77).
 
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 396 pacientë të rikuperuar nga: -Shkup 79-Kumanovë 27-Dibër 1-Shtip 21-Prilep 34-Tetovë 29-Veles 20-Manastir 37-Kavadarci 15-Gostivar 32-Gjevgjeli 10-Strumicë 12-Kriva Pallankë 5-Radovish 8-Krushevë 1-Koçani 14-Probishtip 2-Pehçevë 2-Berovë 3-Valandovë 4-Vinicë 4-Sveti Nikollë 13-Kërçovë 14-Resnje 3 dhe Negotinë 6.
 
Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 379,229 teste COVID-19. Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara që nga fillimi i pandemisë është 77949, numri i pacientëve të rikuperuar është 53345, numri i vdekjeve është 2274 dhe numri i rasteve aktive është 22330.
MaskaKujdes!
 
Kujdes, jo vetëm nga covid 19, por edhe nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, njerëz të papërgjegjshëm,  injorantët, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën, si dhe kujdes edhe nga Televizionet komerciale, portalet e ndryshme, rrjetet sociale, të cilët për të plotësuar programet e tyre, janë në gjendje të emitojnë gjithçka, vetëm e vetëm që të përfitojnë personalisht, pa çarë kokën nëse veprimet e tyre shkaktojnë pasoja.
 

Besoni vetëm institucionet përgjegjëse shëndetësore dhe jo individët!

Mbani maskën, ashtu si që mbani pantallonat në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.
 

Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.

- Besoni #faktet të mos e sfidojmë shkencën, komunitetin e mjekëve, e të ekspertëve të shëndetit publik dhe
- të mbrojmë veten, familjet tona dhe njerëzit që na rrethojnë.
- Secili mund të kontribuojë për kufizimin e përhapjes së #COVID19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>