Covid 19: prej 2930 testeve, kemi 977 raste të reja, 31 viktima dhe 843 persona të shëruar

E marte
Kujdes!
Kujdes, jo vetëm nga covid 19, por edhe nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, njerëz të papërgjegjshëm,  injorantët, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën, si dhe kujdes edhe nga Televizionet komerciale, portalet e ndryshme, rrjetet sociale, të cilët për të plotësuar programet e tyre, janë në gjendje të emitojnë gjithçka, vetëm e vetëm që të përfitojnë personalisht, pa çarë kokën nëse veprimet e tyre shkaktojnë pasoja.

Besoni vetëm institucionet përgjegjëse shëndetësore dhe jo individët!

Mbani maskën, ashtu si që mbani pantallona në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.

Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.

- Besoni #faktet të mos e sfidojmë shkencën, komunitetin e mjekëve, e të ekspertëve të shëndetit publik dhe
- të mbrojmë veten, familjet tona dhe njerëzit që na rrethojnë.
- Secili mund të kontribuojë për kufizimin e përhapjes së #COVID19.
MaskaGjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2930 teste dhe 977 raste të reja të COVID -19 u regjistruan në:
  • Shkup – 503 (territori i Shkupit me 617.646 banorë).
  • Manastir – 67 (me 91.983 banorë).
  • Kumanovë – 55 (me 109.228 banorë).
  • Prilep – 45 (me 75.132 banorë).
  • Tetovë – 40 (në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Ohër- 40 (51.591 banorë).
  • Strugë – 32 (me 65.801 banorë)
  • Veles – 29 (me  54.384 banorë).
  • Gostivar – 22 (111.252 banorë).
  • Negotinë – 22 (me  19.327 banorë).
  • Kavadarci – 15 (me 38.741 banorë).
  • Kërçovë – 14 (me 56.937 banorë).
  • Shtip – 14 (me 43.625 banorë) .
  • Sveti Nikollë – 13 (me 17.683 banorë)
  • Kriva Pallanka – 12 (me  20.820 banorë).
  • Strumica – 11 (me 57.175 banorë)
  • Gjevgjeli – 10 (me 22.706 banorë)
  • Radovish – 6 (me 29.100 banorë).
  • Dibër – 6 (me 20.863 banorë).
  • Vinicë – 5 (me 19.391 banorë).
  • Demir Hisar – 4 (me 8.177 banorë).
  • Krushevë – 4 (me 9.418 banorë).
  • Koçani – 3 (me 37.758 banorë).
  • Delçevë –3 (me 17.713 banorë)
  • Probishtip – 3 (me 15.085 banorë).
  • Resnjë – 2 (me 16.313 banorë)
  • Berovë – 1 (me 12.813 banorë).
  • Vallandovë – 1 (me  11.773 banorë)
Kanë ndërruar jetë 31 persona, 7 pacientë nga Shkupi (74, 78, 82, 51, 38, 60 dhe 64 vjeç), 2 pacientë nga Kumanova (76 dhe 67 vjeç), 1 nga Dibra (71 vjeç),  2 pacientë nga Shtipi ( 62 dhe 67 vjeç), 2 pacientë nga Prilepi (78 dhe 78 vjeç), 2 nga Tetova (72 dhe 76 vjeç),  2 nga Velesi ( 78 dhe 78 vjeç), 4 nga Manastiri (71, 87, 44 dhe 67 vjeç),  3 nga Ohri (65, 78 dhe 78 vjeç) 1 pacientë nga Kavadarci (72 vjeç), 1 nga Gjevgjelia (56 vjeç), 3 nga Kërçova (47, 68 dhe 53 vjeç) dhe 1 nga Negotina (74 vjeç).
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 843 pacientë të rikuperuar nga: Shkup-279, Kumanovë 43, Dibër 6, Shtip-42, Prilep-32, Tetovë-79, Veles-35, Manastir 65, Ohër -1, Kavadarci -15, Gostivar-49 , Gjevgjeli-14, Strumicë-39, Kriva Pallankë-6, Radovish-12, Koçani-25, Probishtip-13,  Demir Hisar 6, Makedonski Brod 1, Berovë-6, Valandovë 5, Kratovë 10, Sveti Nikolë-3, Kërçovë 36,  Resnje 10 dhe Negotina -11.
Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 296 802 teste të Covid -19. Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara që nga fillimi i epidemisë është 48 613, numri i pacientëve të rikuperuar është 28 646, numri i vdekjeve është 1376 dhe numri i rasteve aktive është 18 591.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>