Kujdes, jo vetëm nga covid 19, por edhe nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, njerëz të papërgjegjshëm, injorantët, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën, si dhe kujdes edhe nga Televizionet komerciale, portalet e ndryshme, rrjetet sociale, të cilët për të plotësuar programet e tyre, janë në gjendje të emitojnë gjithçka, vetëm e vetëm që të përfitojnë personalisht, pa çarë kokën nëse veprimet e tyre shkaktojnë pasoja.
Besoni vetëm institucionet përgjegjëse shëndetësore dhe jo individët!
Mbani maskën, ashtu si që mbani pantallonat në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.
Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.
Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.
- Besoni #faktet të mos e sfidojmë shkencën, komunitetin e mjekëve, e të ekspertëve të shëndetit publik dhe
- të mbrojmë veten, familjet tona dhe njerëzit që na rrethojnë.
- Secili mund të kontribuojë për kufizimin e përhapjes së #COVID19.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3081 teste dhe 1198 raste të reja të COVID -19 u regjistruan në:
- Shkup – 572 (territori i Shkupit me 617.646 banorë).
- Manastir – 92 (me 91.983 banorë).
- Prilep – 53 (me 75.132 banorë).
- Shtip – 49 (me 43.625 banorë) .
- Ohër- 42 (51.591 banorë).
- Veles – 42 (me 54.384 banorë).
- umanovë – 41 (me 109.228 banorë).
- Strumica – 34 (me 57.175 banorë)
- Strugë – 34 (me 65.801 banorë)
- Kërçovë – 33 (me 56.937 banorë).
- Tetovë – 28 (në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
- Sveti Nikollë – 20 (me 17.683 banorë)
- Berovë – 19 (me 12.813 banorë).
- Kavadarci – 18 (me 38.741 banorë).
- Koçani – 14 (me 37.758 banorë).
- Gostivar – 11 (111.252 banorë).
- Vinicë – 11 (me 19.391 banorë).
- Negotinë – 11 (me 19.327 banorë).
- Delçevë –11 (me 17.713 banorë)
- Kriva Pallanka – 11 (me 20.820 banorë).
- Pehçevë – 7 (me 5.517 banorë).
- Radovish – 6 (me 29.100 banorë).
- Vallandovë – 9 (me 11.773 banorë)
- Krushevë – 6 (me 9.418 banorë).
- Kratovë – 5 (me 9.376 banorë).
- Probishtip – 5 (me 15.085 banorë).
- Resnjë – 4 (me 16.313 banorë)
- Makedonski Brod – 3 (me 6.166 banorë)
- Gjevgjeli – 3 (me 22.706 banorë)
- Demir Hisar – 3 (me 8.177 banorë).
- Dibër – 1 (me 20.863 banorë).
Kanë ndërruar jetë 26 persona, 8 pacientë nga Shkupi (72,67,88,61,87,83,59 dhe 67 vjeç), 1 pacientë nga Kumanova ( 80 vjeç),1 pacientë nga Shtipi ( 67 vjeç), 2 pacientë nga Prilepi (73 dhe 60 vjeç), 2 pacientë nga Tetova ( 71 dhe 56 vjeç),2 nga Struga (68 dhe 37 vjeç), 2 pacientë nga Velesi ( 76 dhe 55 vjeç), 4 nga Manastiri (35, 73, 55 dhe 82 vjeç), 3 pacientë nga Ohri ( 46, 67 dhe 35 vjeç) dhe 1 nga Gostivari (53 vjeç).
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 621 pacientë të rikuperuar nga: Shkup-150, Kumanovë-41, Dibër-4, Shtip-36, Prilep-42, Tetovë-69, Struga -12, Veles-52, Manastir-37, Ohër -11, Kavadarci -21, Gostivar-22, Gjevgjeli-11, Strumicë-36, Kriva Pallankë-4, Radovish-5, Koçani-12, Probishtip-8, Makedonski Brod-2, Pehçevë-1, Berovë-4, Valandovë-1, Delçevë-6, Kratovë-4, Sveti Nikolë-3, Kërçovë-16, Resnje-3 dhe Negotina -8.
Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 303 281teste të Covid -19. Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara që nga fillimi i epidemisë është 51213, numri i pacientëve të rikuperuar është 30204, numri i vdekjeve është 1423 dhe numri i rasteve aktive është 19586.