Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3836 teste dhe 1321 raste të reja të COVID -19 u regjistruan në:
- Shkup – 539 (territori i Shkupit me 617.646 banorë).
- Prilep – 92 (me 75.132 banorë).
- Tetovë – 83 (në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
- Gostivar – 72 (111.252 banorë).
- Kumanovë – 55 (me 109.228 banorë) .
- Manastir – 50 (me 91.983 banorë).
- Veles – 40 (me 54.384 banorë).
- Kërçovë – 40 (me 56.937 banorë).
- Shtip – 36 (me 43.625 banorë) .
- Strugë – 35 (me 65.801 banorë)
- Kavadarci – 34 (me 38.741 banorë).
- Koçani – 32 (me 37.758 banorë).
- Ohër- 26 (51.591 banorë).
- Gjevgjeli – 24 (me 22.706 banorë)
- Strumica – 23 (me 57.175 banorë)
- Negotinë – 18 (me 19.327 banorë).
- Demir Hisar – 16 (me 8.177 banorë).
- Sveti Nikollë – 13 (me 17.683 banorë)
- Resnjë – 13 (me 16.313 banorë)
- Berovë – 11 (me 12.813 banorë).
- Vinicë – 7 (me 19.391 banorë).
- Kriva Pallanka – 7 (me 20.820 banorë).
- Probishtip – 7 (me 15.085 banorë).
- Kratovë – 6 (me 9.376 banorë).
- Delçevë –5 (me 17.713 banorë)
- Krushevë – 3 (me 9.418 banorë).
- Radovish – 3 (me 29.100 banorë).
- Dibër – 3 (me 20.863 banorë).
- Pehçevë – 2 (me 5.517 banorë).
Kanë ndërruar jetë 26 pacientë, 6 pacientë nga Shkupi (88, 80, 60, 63, 69, dhe 74 vjeç), 1 nga Kumanova (86 vjec), 1 nga Shtipi (76 vjeç), 5 pacient nga Prilepi (48, 61, 73, 36 dhe 74 vjeç) , 2 nga Tetova (76 dhe 77 vjeç), 1 nga Struga (86 vjeç), 6 nga Manastiri (81, 76, 74, 71, 88 dhe 82 vjec), 1 nga Ohri ( 72 vjec) 2 nga Kavadarci ( 77 dhe 77 vjec) dhe 1 nga Sveti Nikolla (62 vjeç).
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 429 pacientë të rikuperuar nga: -Shkup 190-Kumanovë 25-Shtip 18-Prilep 40-Tetovë 30 – Struga 1-Veles 26-Manastir 11-Kavadarci 12-Gostivar 14-Gjevgjeli 13-Strumicë 23-Kriva Pallankë 1-Krusheva 1-Koçani 8-Probishtip 1-Demir Hisar 1-Berovë 1-Sveti Nikolë 3-Kërçovë 4-Resnjë 1-Negotinë 5.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 43835, numri i pacientëve të rikuperuar është 25782, numri i vdekjeve është 1238 dhe numri i rasteve aktive është 16815.
Kujdes!
Kujdes jo vetëm nga covid 19, por edhe nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, njerëz të papërgjegjshëm, injorantët, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase, që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën, si dhe kujdes edhe nga TV, portalet, rrjetet sociale, të cilët për të plotësuar programet e tyre, janë në gjendje të emitojnë gjithçka, vetëm e vetëm që të përfitojnë personalisht, pa çarë kokën nëse veprimet e tyre shkaktojnë pasoja.
Besoni vetëm institucioneve përgjegjëse dhe jo individëve!
Mbani maskën edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.
Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.
Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.
Besoni #faktet të mos e sfidojmë shkencën, komunitetin e mjekëve e të ekspertëve të shëndetit publik dhe
të mbrojmë veten, familjet tona dhe njerëzit që na rrethojnë.
Secili mund të kontribuojë për kufizimin e përhapjes së #COVID19.