Gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 3323 teste dhe u regjistruan 721 raste të reja të Covid-19 edhe ate në:
- Shkup – 357 (territori i Shkupit me 617.646 banorë)
- Prilep – 72 (me 75.132 banorë)
- Gjevgjeli – 42 (me 22.706 banorë)
- Kavadarci – 42 (me 38.741 banorë)
- Negotinë – 30 (me 19.327 banorë)
- Ohër- 26 (51.591 banorë)
- Veles –20 (me 54.384 banorë)
- Gostivar – 18 (111.252 banorë)
- Kumanovë – 17 (me 109.228 banorë)
- Manastir – 16 (me 91.983 banorë)
- Koçani –12 (me 37.758 banorë)
- Krushevë – 10 (me 9.418 banorë)
- Strugë – 8 (me 65.801 banorë)
- Shtip – 7 (me 43.625 banorë)
- Bogdanci– 7 (me 8.178 banorë)
- Kriva Pallanka – 5 (me 20.820 banorë)
- Resnjë –4 (me 16.313 banorë)
- Kërçovë – 4 (me 56.937 banorë)
- Vallandovë – 4 (me 11.773 banorë)
- Vinicë – 3 (me 19.391 banorë)
- Tetovë – 3 (në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
- Strumica – 2 (me 57.175 banorë)
- Delçevë –2 (me 17.713 banorë)
- Demir Kapi – 2 (me 4.039 banorë)
- Pehçevë – 2 (me 5.517 banorë)
- Probishtip – 1 (me 15.085 banorë)
- Sveti Nikollë – 1 (me 17.683 banorë)
- Radovish – 1 (me 29.100 banorë)
- Kratovë – 1 (me 9.376 banorë)
- Makedonska Kamenica – 1 (me 7.524 banorë)
- Dojran– 1 (me 3.324 banorë)
Kanë ndërruar jetë 9 pacientë, 3 pacientë nga Shkupi (85, 80, 69), 2 pacientë nga Kumanova (81, 74) dhe 1 pacient nga Prilepi (75), një nga Velesi (73),një nga Kriva Pallanka (73) dhe një nga Vallandova (71).
Janë regjistruar 1.753 pacientë të rikuperuar nga:
-Shkup 750-Dellçevë 120-Ohër 97-Kavadarci 85-Tetovë 80-Veles 74-Strumicë 64-Gostivar 57-Prilep 51-Manastir 42-Kumanovë dhe Kërçova nga 38 pacientë të rikuperuar në secilin qytet-Strugë 35
-Shtip 25- Gjevgjeli, Resnje dhe Dibër nga 22 pacientë të rikuperuar në secilin qytet-Krushevë 19-Negotinë , Koçanë dhe Demir Kapijë nga 15 pacientë të rikuperuar në secilin qytet-Radovish 14-Kriva Pallankë 12-Vinicë dhe Sveti Nikolë nga 8 pacientë të rikuperuar në secilin qytet-Bogdanci 6-Makedonski Brod 4-Kratovë 3-Valandovë , Pehçevë, Probishtip, Makedonska Kamenica dhe Berovë nga 2 pacientë të rikuperuar në secilin qytet-Dojran dhe Demir Hisar nga 1 pacient të rikuperuar në secilin qytet
Deri më tani, janë kryer gjithsej 533.505 teste të Covid-19.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë është 105.269, numri i pacientëve të rikuperuar është 93.942, numri i vdekjeve është 3.165 dhe numri i rasteve aktive është 8.162.
Kujdes!
Kujdes, jo vetëm nga covid 19, por edhe nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, “misionarët”, njerëz të papërgjegjshëm, injorantët, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën, si dhe kujdes edhe nga Televizionet komerciale, portalet e ndryshme, rrjetet sociale, të cilët për të plotësuar programet e tyre, janë në gjendje të emitojnë gjithçka, vetëm e vetëm që të përfitojnë personalisht, pa çarë kokën nëse veprimet e tyre shkaktojnë pasoja.
Besoni vetëm institucionet përgjegjëse shëndetësore dhe jo individët!
Mbani maskën, ashtu si që mbani pantallonat në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.
Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.
Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.
- Besoni #faktet të mos e sfidojmë shkencën, komunitetin e mjekëve, e të ekspertëve të shëndetit publik dhe
- të mbrojmë veten, familjet tona dhe njerëzit që na rrethojnë.
- Secili mund të kontribuojë për kufizimin e përhapjes së #COVID19.