Covid 19: prej 4094 testeve, kemi 1293 raste të reja, 24 viktima dhe 339 persona të shëruar

E merkureGjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 4094 teste dhe u regjistruan 1293 raste të reja të Covid-19 edhe ate  në:
  • Shkup – 626 (territori i Shkupit me 617.646 banorë)
  • Prilep – 88 (me 75.132 banorë)
  • Veles –60 (me  54.384 banorë)
  • Manastir – 48 (me 91.983 banorë)
  • Kavadarci – 48 (me 38.741 banorë)
  • Gostivar – 48 (111.252 banorë)
  • Tetovë – 46 (në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Shtip – 41 (me 43.625 banorë)
  • Negotinë – 36 (me  19.327 banorë)
  • Ohër- 34 (51.591 banorë)
  • Strumica – 33 (me 57.175 banorë)
  • Kumanovë – 28 (me 109.228 banorë)
  • Koçani –23 (me 37.758 banorë)
  • Radovish – 18 (me 29.100 banorë)
  • Gjevgjeli – 17 (me 22.706 banorë)
  • Probishtip – 12 (me 15.085 banorë)
  • Demir Kapi – 11 (me  4.039 banorë)
  • Vallandovë – 11 (me  11.773 banorë)
  • Kërçovë – 10 (me 56.937 banorë)
  • Delçevë –9 (me 17.713 banorë)
  • Strugë – 8 (me 65.801 banorë)
  • Kriva Pallanka – 8 (me  20.820 banorë)
  • Berovë – 8 (me 12.813 banorë)
  • Krushevë – 6 (me 9.418 banorë)
  • Resnjë –5 (me 16.313 banorë)
  • Bogdanci– 4 (me 8.178 banorë)
  • Sveti Nikollë – 3 (me 17.683 banorë)
  • Pehçevë – 1 (me 5.517 banorë)
  • Vinicë – 1 (me 19.391 banorë)
  • Dojran– 1 (me 3.324 banorë)
  • Dibër – 1 (me 20.863 banorë)
Janë raportuar gjithsej 24 persona që kanë ndërruar jetë, të moshës 49-90 vjeç, edhe atë: 14 pacientë nga Shkupi,- 2 nga Prilepi dhe nga 1 nga Kumanova, Manastiri, Koçani, Negotina, Radovishi, Berova, Bogdanci dhe Pehçeva.
Janë regjistruar 339 pacientë të rikuperuar në:
-Shkup 220
-Prilep 25
-Gjevgjeli 14
-Tetovë dhe Veles nga 9
-Kumanovë 8
-Gostivar 7
-Strumicë 6
-Kriva Palankë dhe Bogdanci nga 5 
-Shtip dhe Manastir nga 4
-Kërçova, Berova dhe Demir Hisari nga 3 
-Kavadarci, Koçani, Probishtip dhe Vinica nga 2 
-Ohri, Negotina, Sveti Nikolë, Resnjë, Radovish dhe Kratovë nga 1.
 
Deri më tani, janë kryer gjithsej 575.162 teste të Covid-19 .
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuar me COVID-19 që nga fillimi i epidemisë është 115.222, numri i pacientëve të rikuperuar është 99.015, numri i të vdekurve është 3.388 dhe numri i rasteve aktive është 12.819.
 
NdalesaKujdes!
 
Kujdes, jo vetëm nga covid 19, por edhe nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, “misionarët”, njerëz të papërgjegjshëm,  injorantët, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën, si dhe kujdes edhe nga Televizionet komerciale, portalet e ndryshme, rrjetet sociale, të cilët për të plotësuar programet e tyre, janë në gjendje të emitojnë gjithçka, vetëm e vetëm që të përfitojnë personalisht, pa çarë kokën nëse veprimet e tyre shkaktojnë pasoja.
 

Besoni vetëm institucionet përgjegjëse shëndetësore dhe jo individët!

Mbani maskën, ashtu si që mbani pantallonat në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.
 

Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.

- Besoni #faktet të mos e sfidojmë shkencën, komunitetin e mjekëve, e të ekspertëve të shëndetit publik dhe
- të mbrojmë veten, familjet tona dhe njerëzit që na rrethojnë.
- Secili mund të kontribuojë për kufizimin e përhapjes së #COVID19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>