Covid 19: prej 4555 testeve, kemi 1259 raste të reja, 45 viktima dhe 751 persona të shëruar

E MarteGjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 4555 teste dhe u regjistruan 1259 raste të reja të Covid-19 edhe ate  në:
  • Shkup – 562 (territori i Shkupit me 617.646 banorë)
  • Manastir – 97 (me 91.983 banorë)
  • Kumanovë – 83 (me 109.228 banorë)
  • Veles –51 (me  54.384 banorë)
  • Strumica – 48 (me 57.175 banorë)
  • Kavadarci – 47 (me 38.741 banorë)
  • Ohër- 42 (51.591 banorë)
  • Prilep – 40 (me 75.132 banorë)
  • Tetovë – 38 (në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Gostivar – 34 (111.252 banorë)
  • Gjevgjeli – 28 (me 22.706 banorë)
  • Kërçovë – 26 (me 56.937 banorë)
  • Shtip – 22 (me 43.625 banorë)
  • Radovish – 17 (me 29.100 banorë)
  • Vallandovë – 14(me  11.773 banorë)
  • Sveti Nikollë – 14 (me 17.683 banorë)
  • Berovë – 13 (me 12.813 banorë)
  • Koçani –13 (me 37.758 banorë)
  • Resnjë –13(me 16.313 banorë)
  • Kriva Pallanka – 11 (me  20.820 banorë)
  • Probishtip – 8 (me 15.085 banorë)
  • Negotinë – 7 (me  19.327 banorë)
  • Strugë – 5 (me 65.801 banorë)
  • Delçevë –5 (me 17.713 banorë)
  • Makedonski Brod – 5 (me  6.166 banorë)
  • Krushevë – 4 (me 9.418 banorë)
  • Bogdanci– 4 (me 8.178 banorë)
  • Demir Kapi – 3 (me  4.039 banorë)
  • Demir Hisar –2 (me 8.177 banorë)
  • Vinicë – 1 (me 19.391 banorë)
  • Kratovë – 1 (me 9.376 banorë)
  • Pehçevë – 1 (me 5.517 banorë)

Janë raportuar gjithsej 45 persona që kanë ndërruar jetë: 20 nga Shkupi (89, 85, 84, 83, 81, 81, 77, 76, 76, 76, 73,71, 69, 68 67, 66, 62, 61, 59, 32 vjeç ), 4 nga Manastiri (81, 62, 61, 60 vjeç), nga 2 pacientë nga Velesi (69 dhe 56 vjeç), Gostivari (77 dhe 63 vjeç), Ohri (84 dhe 70 vjeç), Strumica (73 dhe 67 vjeç), Koçanë (86 dhe 74 vjeç) dhe Gjevgjeli (74 dhe 64 vjeç), nga një pacient nga Kumanova (78 vjeç), Kavadarci (61 vjeç), Shtipi (61 vjeç), Kërçova (73 vjeç), Sveti Nikollë (71 vjeç), Resnje (77 vjeç), Dibra (75 vjeç), Probishtip (74 vjeç), dhe Vinica (69 vjeç)

Janë rregjistruar 751 pacientë të rikuperuar në:
-Shkup 213-Ohër 82-Prilep 57-Tetovë 40-Veles 38-Manastir 36-Kumanovë 33-Kavadarci 31-Strumicë 27-Gostivar 23-Koçani 22-Shtip dhe Negotinë nga 20- Gjevgjeli 14- Dibër dhe Demir Kapija nga12-Radovish 11-Sveti Nikollë dhe Vinicë nga 8-Kërçovë, Berovë dhe Probishtipi nga 7-Resnje dhe Vallandovë nga 6-Kriva Pallankë 4
-Makedonski Brod 2-Krushevë, Bogdancë, Kratovë, Pehçevë dhe Makedonska Kamenica nga 1.
Deri më tani, janë kryer gjithsej 647,559 teste të Covid-19 .
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuar me COVID-19  që nga fillimi i epidemisë është 136,426, numri i pacientëve të rikuperuar është 111,139, numri i të vdekurve është 4,022 dhe numri i rasteve aktive është 21,265.
Kufizimi i levizjesKujdes!
 
Kujdes, jo vetëm nga covid 19, por edhe nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, “misionarët”, njerëz të papërgjegjshëm,  injorantët, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën, si dhe kujdes edhe nga Televizionet komerciale, portalet e ndryshme, rrjetet sociale, të cilët për të plotësuar programet e tyre, janë në gjendje të emitojnë gjithçka, vetëm e vetëm që të përfitojnë personalisht, pa çarë kokën nëse veprimet e tyre shkaktojnë pasoja.
 

Besoni vetëm institucionet përgjegjëse shëndetësore dhe jo individët!

Mbani maskën, ashtu si që mbani pantallonat në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.
 

Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.

- Besoni #faktet të mos e sfidojmë shkencën, komunitetin e mjekëve, e të ekspertëve të shëndetit publik dhe
- të mbrojmë veten, familjet tona dhe njerëzit që na rrethojnë.
- Secili mund të kontribuojë për kufizimin e përhapjes së #COVID19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>