Covid 19: prej 677 testeve, kemi 63 raste të reja, 6 viktima dhe 573 persona të shëruar

E heneGjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 677  teste dhe 63 raste të reja të Covid-19 u regjistruan në:
  • Shkup – 37(territori i Shkupit me 617.646 banorë)
  • Kavadarci – 5(me 38.741 banorë)
  • Kumanovë – 4(me 109.228 banorë)
  • Ohër- 2(51.591 banorë)
  • Shtip – 2(me 43.625 banorë)
  • Berovë – 2(me 12.813 banorë)
  • Tetovë – 1(në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Gostivar – 1(111.252 banorë)
  • Strugë – 1(me 65.801 banorë)
  • Veles –1(me  54.384 banorë)
  • Kriva Pallanka – 1(me  20.820 banorë)
  • Pehçevë – 1(me 5.517 banorë)
  • Probishtip – 1(me 15.085 banorë)
  • Manastir – 1(me 91.983 banorë)
  • Kërçovë – 1 (me 56.937 banorë)
  • Sveti Nikollë – 1(me 17.683 banorë)
  • Delçevë –1(me 17.713 banorë)
  • Kratovë – 1(me 9.376 banorë)

(Vërejtje: Numri i banorëve është numri zyrtar i banorëve të regjistruar, por ajo realisht duhet të ketë rënie, për shkak të shpërnguljeve (kryesisht nga Maqedonia lindore) në Shkup dhe jashtë shtetit.) 

Kanë ndërruar jetë 6 pacientë, dy pacientë nga Shkupi (54 dhe 79), dy nga Prilepi (85 dhe 93), një nga Kavadarci (70) dhe një pacient nga Struga (83).

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistron 573 pacientë të rikuperuar nga: -Shkupi 350-Kumanova 19-Tetova 10-Prilepi 36-Gostivari 9-Shtipi 8-Manastiri 7-Velesi 17-Strumica 15-Kavadarci 28-Koçani 9-Kërçova 1-Sveti Nikolla 4-Gjevgjelia 6-Negotina 12-Dibra 8- Resnja 5-Kriva Pallanka 1-Radovishi 6-Probishtipi 3-Vallandova 3-Demir Hisari 1-Makedonski Brodi 2-Bogdanci 2-Kratova 1-Krusheva 9-Demir Kapia 1.
 
Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 443.277 teste të Covid-19 .
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara që nga fillimi i epidemisë është 90717, numri i pacientëve të rikuperuar është 78727, numri i vdekjeve 2791 dhe numri i rasteve aktive është 9199.
 
Kujdes!
 
Kujdes, jo vetëm nga covid 19, por edhe nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, “misionar”, njerëz të papërgjegjshëm,  injorantët, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën, si dhe kujdes edhe nga Televizionet komerciale, portalet e ndryshme, rrjetet sociale, të cilët për të plotësuar programet e tyre, janë në gjendje të emitojnë gjithçka, vetëm e vetëm që të përfitojnë personalisht, pa çarë kokën nëse veprimet e tyre shkaktojnë pasoja.
 

Besoni vetëm institucionet përgjegjëse shëndetësore dhe jo individët!

Mbani maskën, ashtu si që mbani pantallonat në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.
 

Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.

- Besoni #faktet të mos e sfidojmë shkencën, komunitetin e mjekëve, e të ekspertëve të shëndetit publik dhe
- të mbrojmë veten, familjet tona dhe njerëzit që na rrethojnë.
- Secili mund të kontribuojë për kufizimin e përhapjes së #COVID19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>