Gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 6802 teste dhe 1081 raste të reja të Covid-19 u regjistruan në:
- Shkup – 314 (territori i Shkupit me 617.646 banorë)
- Gostivar – 187 (111.252 banorë)
- Tetovë – 160 (në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
- Kumanovë – 84 (me 109.228 banorë)
- Strumica – 60 (me 57.175 banorë)
- Kërçovë – 47 (me 56.937 banorë)
- Ohër- 38 (51.591 banorë)
- Dibër – 30 (me 20.863 banorë)
- Strugë – 27 (me 65.801 banorë)
- Prilep – 25 (me 75.132 banorë)
- Manastir – 20 (me 91.983 banorë)
- Resnje – 12 (me 16.313 banorë)
- Shtip – 12 (me 43.625 banorë)
- Radovish – 11 (me 29.100 banorë)
- Koçani – 9 (me 37.758 banorë)
- Veles –9 (me 54.384 banorë)
- Berovë – 6 (me 12.813 banorë)
- Kavadarci – 4 (me 38.741 banorë)
- Sveti Nikollë – 4 (me 17.683 banorë)
- Delçevë –1 (me 17.713 banorë)
- Makedonski Brod – 1 (me 6.166 banorë)
Kanë ndërruar jetë 15 persona: nga 3 persona të vdekur nga Shkupi (37, 43 dhe 49vjeç), Kumanova (46, 55 dhe 63 vjeç), Tetova (60, 65 dhe 79 vjeç ) dhe Gostivari (53, 69 dhe 77 vjeç) dhe nga një person nga Strumica (52 vjeç), Strugë (43 vjeç) dhe Kërçova (77 vjeç).
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 91 pacientë të rikuperuar.
Deri më tani, janë kryer gjithsej 1,079,818 teste për Covid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID që nga fillimi i epidemisë është 164,529, numri i pacientëve të shëruar është 151,235, numri i të vdekurve është 5,589 dhe numri i rasteve aktive është 7,705.