Covid 19: prej 755 testeve, kemi 51 raste të reja, 9 viktima dhe 308 persona të shëruar

E heneGjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 755 teste dhe u regjistruan 51 raste të reja të Covid-19 edhe ate  në:
  • Shkup – 25 (territori i Shkupit me 617.646 banorë)
  • Prilep – 9 (me 75.132 banorë)
  • Kavadarci – 7 (me 38.741 banorë)
  • Strugë – 2 (me 65.801 banorë)
  • Strumica – 2 (me 57.175 banorë)
  • Veles –1 (me  54.384 banorë)
  • Kumanovë – 1 (me 109.228 banorë)
  • Koçani – 1 (me 37.758 banorë)
  • Delçevë –1 (me 17.713 banorë)
  • Shtip – 1 (me 43.625 banorë)
  • Kërçovë – 1 (me 56.937 banorë)

Janë raportuar gjithsej 9 raste vdekjeje. 3 pacientë nga Prilepi, nga 2 pacientë nga Shkupi dhe Tetova, dhe nga 1 pacient janë raportuar nga Kumanova dhe Ohri. Pacientët janë të moshës 54-87 vjeç.

Janë regjistruar 308 pacientë të rikuperuar nga:  -Shkup 135 -Ohri 36 -Kavadarci 18 -Struga 15 -Velesi 14 -Prilepi 12 -Manastiri 10 -Kriva Palanka 7 -Tetova 6 -Negotina 6 -Shtipi 5 -Strumica 4 -Koçani 4 -Dibra 4 -Krusheva 4 -Kumanova 3 – Kërçova 3 -Gostivari 3 -Sveti Nikole 2 -Gjevgjelia 2 -Berova 2 -Probishtipi 2 -Valandova 2 -Makedonski Brod 2 -Radovishi 1 -Vinica 1 -Kratova 1 -Bogdanci 1 -Demir Kapia 1 -Pehçeva 1 -Dojrani 1.
 
Deri më tani,  janë kryer gjithsej 487.716 teste të Covid-19 .
Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me COVID-19  që nga fillimi i pandemisë është 97.101, numri i pacientëve të rikuperuar është 87.960, numri i vdekjeve është 2.998 dhe numri i rasteve aktive është 6.143.
 
Kujdes!
 
Kujdes, jo vetëm nga covid 19, por edhe nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, “misionarët”, njerëz të papërgjegjshëm,  injorantët, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën, si dhe kujdes edhe nga Televizionet komerciale, portalet e ndryshme, rrjetet sociale, të cilët për të plotësuar programet e tyre, janë në gjendje të emitojnë gjithçka, vetëm e vetëm që të përfitojnë personalisht, pa çarë kokën nëse veprimet e tyre shkaktojnë pasoja.
 

Besoni vetëm institucionet përgjegjëse shëndetësore dhe jo individët!

Mbani maskën, ashtu si që mbani pantallonat në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.
 

Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.

- Besoni #faktet të mos e sfidojmë shkencën, komunitetin e mjekëve, e të ekspertëve të shëndetit publik dhe
- të mbrojmë veten, familjet tona dhe njerëzit që na rrethojnë.
- Secili mund të kontribuojë për kufizimin e përhapjes së #COVID19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>