Covid 19: prej 817 testeve, sot, kemi 39 raste të reja, 4 viktimë dhe 48 persona të shëruar

RMV Ministria e shendetesiseSipas Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 817 teste dhe 39 raste të reja të Covid-19 janë regjistruar në:
- Gostivar 11- Prilep 8- Shkup 7- Kumanovë 3- Tetovë 2- Strugë 2- Gjevgjeli 2- Koçanë 2- Kratovë 1- Sveti Nikolë 1.
Kanë ndërruar jetë 4 pacientë, dy pacientë nga Kumanova (43 dhe 66 vjeç) dhe dy nga Shkupi (71 dhe 77 vjeç). Të gjithë pacientët kanë ndërruar jetë në spital.
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistron 48 pacientë të rikuperuar në:- Shtip 21- Shkup 6- Gostivar 6- Kërçovë 4- Tetovë 3- Vinicë 2- Koçani 2- Strugë 1- Manastir 1- Gjevgjeli 1- Probishtip 1.
Deri më tani, janë kryer gjithsej 147,819 teste të Covid-19 në vend.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 14,330, numri i pacientëve të rikuperuar është 11062, numri i atyre që humbën jetën është 600, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 2668.

Kujdes!

Kujdes nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, njerëzit e papërgjegjshëm,  të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase, që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore.

Besoni vetëm institucioneve përgjegjëse dhe jo individëve!

Respektoni masat për parandalimin e këtij infeksioni, Ju lutemi mbani detyrimisht maskë në ambiente të mbyllura dhe aty ku nuk ruhet dot distanca, kujdesuni për higjienën personale, ruani distancimin fizik, dezinfektoni objektet qe prekni, mbroni veten dhe njëkohësisht të afërmit tuaj.

– Mbani duart të pastra dhe mos e prekni fytyrën
– Ruani distancën në ambientet publike.
– Kudo kur kjo nuk është e mundur, vendosni maskë apo barrierë mbrojtëse.
– Shmangni grumbullimet me shumë njerëz pasi është rrezik për përhapjen e infektimit nga Covid19.
– Kur dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>