Covid 19: prej 912 testeve, sot, kemi 103 raste të reja, 3 viktima dhe 187 persona të shëruar

masat kunder covidMinistria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 912 teste dhe 103 raste të reja të COVID -19 janë regjistruar në: -Kumanovë 26 -Gostivar 15 -Shkup 13  -Demir Hisar 7 -Prilep 7 -Kavadarci 6 -Shtip 5 -Vinica 5 -Sveti Nikole 3 -Tetovë 3 -Ohër 2 -Gjevgjeli 2 -Strumicë 1 -Kriva Palankë 2 – Delçevë 2 -Kërçovë 2 -Berovë 1 -Negotinë 1.

Kanë ndërruar jetë 3 persona, një pacient nga Shkupi (69), një pacient nga Velesi (35) dhe një paciente nga Makedonski Brod (77).

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 187 pacientë të rikuperuar nga: -Shkup 60 – Strugë 19 -Shtip 17 -Ohër 16 -Tetovë 12  -Kavadarci 13 – Gostivar 11 – Vinicë 10 – Koçani 5 -Prilep 4 -Makedonski Brod 3 – Berovë 3 – Kriva Palankë 2  -Manastir 2 -Kërçovë 2– Resnje 2 – Sveti Nikole 2 -Demir Hisar 2 – Krushevë 1 -Kratovë 1  .

Deri më tani, janë kryer gjithsejtë 127196 teste të COVID -19 në vend.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 12840, numri i pacientëve të rikuperuar është 9361, numri i atyre që humbën jetën është 547 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 2932.

Kujdes!

Kujdes nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertë”, “analistë” “mjekë” nëpër rrjete sociale, të cilët si duket se prej mërzisë, nuk dinë si të kalojnë kohën, komentojnë në çdo studim dhe ndaj çdo mase që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse.

Besoni vetëm institucioneve përgjegjëse dhe jo individëve!

Nisur dhe nga rritja e rasteve ditore pozitive të ditëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë ju rikujton edhe një herë për masat e thjeshta që duhet të respektojë çdo qytetar në përditshmëri:

– Mbani duart të pastra dhe mos e prekni fytyrën
– Ruani distancën në ambientet publike.
– Kudo kur kjo nuk është e mundur, vendosni maskë apo barrierë mbrojtëse.
– Shmangni grumbullimet me shumë njerëz pasi është rrezik për përhapjen e infektimit nga Covid19.
– Kontaktoni nëpërmjet linjës  me mjekun e familjes.
– Nëse nuk është e domosdoshme evitoni kontaktin me institucionet shëndetësore.
– Kur dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>