Covid 19: prej 997 testeve, sot, kemi 92 raste të reja, 3 viktima dhe 86 persona të shëruar

RMV - Ministria e shendetesiseGjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 997 teste dhe 92 raste të reja të Covid-19 janë regjistruar në: -Shkup 17-Delçevë 13-Tetovë 7- Kumanovë 6-Shtip 6-Gostivar 5-Kërçovë 5-Sveti Nikolë 4-Strugë 3-Manastir 3-Koçanë 3-Pehçevë 3-Gjevgjeli 3-Strumicë 2-Makedonski Brod 2-Veles 2-Ohër 2-Prilep 2-Kavadar 1-Kriva Palankë 1-Berovë 1-Negotinë 1.
Kanë ndërruar jetë 3 persona , një pacientë nga Gostivari (41 vjeç) dhe një pacientë nga Dibra (63 vjeç) të cilët kanë ndërruar jetë në spital dhe një paciente nga Resnja (35 vjeçare) e cila ka ndërruar jetë jashtë spitalit.
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistron 86 pacientë të rikuperuar në:-Kumanovë 31-Shkup 24-Gostivar 8-Shtip 8-Berovë 6-Delçevë 3-Tetovë 3-Vinicë 2-Probishtip 1.
Deri më tani, janë kryer gjithësejt 157,519 teste të Covid-19 në vend.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 15.090, numri i pacientëve të rikuperuar është 12.235, numri i vdekjeve është 617, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 2.238.

Kujdes!

Kujdes nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, njerëzit e papërgjegjshëm,  të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase, që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën.

Besoni vetëm institucioneve përgjegjëse dhe jo individëve!

Respektoni masat për parandalimin e këtij infeksioni, Ju lutemi mbani detyrimisht maskë në ambiente të mbyllura dhe aty ku nuk ruhet dot distanca, kujdesuni për higjienën personale, ruani distancimin fizik, dezinfektoni objektet qe prekni, mbroni veten dhe njëkohësisht të afërmit tuaj. Tregoni kujdes me respektimin e rregullave. Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën.

Një thirrje veçanërisht për të rinjtë, të tregojnë kujdes sepse virusi nuk njeh moshë dhe nuk bën përzgjedhje. Bashkëpunimi juaj është vendimtar për ta fituar luftën me virusin e rrezikshëm dhe për të frenuar përhapjen e tij.

– Mbani duart të pastra dhe mos e prekni fytyrën
– Ruani distancën në ambientet publike.
– Kudo kur kjo nuk është e mundur, vendosni maskë apo barrierë mbrojtëse.
– Shmangni grumbullimet me shumë njerëz pasi është rrezik për përhapjen e infektimit nga Covid19.
– Kur dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>