Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 1213 teste dhe janë regjistruar 196 raste të reja të covid-19 edhe atë në – Shkup 90 – Tetovë 45 – Kumanovë 17 – Ohër 11 – Strugë 8 – Gostivar 8 – Shtip 5 – Manastir 4 – Resnje 2 – Pehçevë 2 – Sveti Nikollë 1 – Veles 1 – Kriva Pallankë 1 dhe – Prilep 1 .
Gjatë 24 orëve u regjistruan 8 viktima, 4 nga Shkupi, 1 nga Struga, 1 nga Ohri, 1 nga Gostivari dhe 1 nga Resnja.
Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile në Shkup ndërroi jetë një paciente 76-vjeçar nga Shkupi e hospitalizuar para 10 ditësh, një paciente 67-vjeçare nga Shkupi e hospitalizuar prej 8 ditësh, dhe një paciente 31-vjeçare nga Gostivari e trajtuar prej 26 majit. Ndërsa në Spitalin “8 Shtatori ” në Shkup, ndërroi jetë një pacient 43-vjeçar nga Shkupi i hospitalizuar më 11 qershor, një paciente 59-vjeçare nga Shkupi e hospitalizuar prej 10 qershorit dhe një pacient 56-vjeçare nga Struga e hospitalizuar prej 2 qershorit. Në spitalin e Manastirit ndërroi jetë një pacient 68-vjeçar nga Resnja, i hospitalizuar prej dje, në Spitalin e Ohrit ndërroi jetë një pacient 81-vjeçar, i hospitalizuar prej 10 qershorit, dje me çka numri i personave që kanë ndërruar jetë është 179.
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 11 pacientë të rikuperuar në – Prilep 4 – Shkup 3 – Shtip 2 Veles 1 dhe Kumanovë 1 .
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara që nga fillimi i epidemisë është 3895, numri i pacientëve të rikuperuar është 1705, numri i të ndjerëve është 179 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend për momentin është 2011.
Ndërsa sot, në territorin e Tetovës, gjatë 24 orëve të shkuara u regjistruan 45 raste të reja dhe numri i përgjithshëm i rasteve aktive me covid-19 është 209.
Ja edhe renditja e qyteteve me rastet më të larta aktive :
- Shkup – 1767, aktiv 1124 (territori i Shkupit me 617.646 banorë)
- Kumanova – 635, aktiv 216 (me 109.228 banorë)
- Tetovë – 380, aktiv 209 (territori i Tetovës me 200.678 banorë: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë)
- Shtip – 237, aktiv 195 (me 43.625 banorë)
- Ohër- 66, aktiv 48 (51.591 banorë)
- Struga – 123, aktive 46 (me 65.801 banorë)
- Gostivar – 64, aktiv 40 (111.252 banorë)
- Velesi – 150, aktiv 28 (me 54.384 banorë)
- Prilep – 227, aktiv 22 (me 75.132 banorë)
- Koçani – 54, aktiv 23 (me 37.758 banorë)
- Probishtip – 11, aktiv 9 (me 15.085 banorë)
- Manastir – 34, aktiv 7 (me 91.983 banorë)
- Dibra – 56, aktiv 5 (me 20.863 banorë)
- Kërçova – 3, aktiv 1 (me 56.937 banorë)