Se po manipulohet me numrin e popullsisë maqedonase dhe shqiptare, vërteton numri i nxënësve në shkollat fillore. Sipas të dhënave zyrtare, përqindja e nxënësve maqedonas në shkollat fillore në vend nuk kalon 50%-shin, respektivisht është 49.4%, -shkruan gazeta “Koha” në numrin e sotshëm. Nga 190.541 nxënës që janë në kategorinë e nxënësve maqedonas (54.7%), nëse minusojmë romët, boshnjakët, vllehët etj.(të cilët përbëjnë 5.3%), maqedonasit ngelin me 49.4%, njofton fakte.Ky numër rezulton të jetë rreth 17% më pak se numri i popullsisë maqedonase në vendin tonë, sipas statistikave të regjistrimit të fundit nga viti 2002.
Ndërkaq, nxënësit shqiptarë përfshijnë një numër prej 62.188 ose 32.6% nga numri i përgjithshëm i nxënësve. Edhe përqindja e nxënësve shqiptarë tregon një diskrepancë nga së paku 7.4% mes nxenësve shqiptarë dhe popullatës shqiptare. (INA)