Demë Shehu nga grupi i Kumanovës dhe Elham Arifi janë ankuar për dhunë nga njësitet speciale të policisë gjatë transportimit të tij të sotëm për në gjykim.
Sipas pohimeve të avokatit mbrojtës Asmir Alispahiç, Shehu dhe Arifi janë ankuar se policët i kanë keqtrajtuar në momentin që i kanë hypur në makinë dhe e kanë rrahur deri në gjykatë.
Alispahiç njoftoi se edhe sot janë prezantuar materiale të mbledhura me masa të veçanta të hetimit dhe prandaj publiku nuk mund të jetë prezent në seancë.
Seancat e mbyllura me gjasë do të vazhdojnë edhe gjatë muajve të parë të 2017-ës pasi provat e mbledhura me masa të veçanta të hetimit janë voluminoze. (ina)