Hekurudha/ Nikollovski: Mesazh i qartë nga Sofja
Qeveria në Shkup është e pakënaqur me vendimin e qeverisë së Bullgarisë për të tërhequr mjetet e parapara për rikontruimin e disa pjesëve të hekurudhës që janë pjesë e lidhjes hekurudhore me Maqedoninë në kuadër të Korridorit 8, shkruan Alsat.
“Mendoj se shumë qartë dërgojnë mesazh politik sa i takon angazhimit, gjegjësisht mosangazhimit të tyre për ndërtimin e Korridorit 8 dhe gjithashtu bie në ujë gjithë propaganda e tyre e shtatë muajve të fundit kundër qeverisë, kundër kryeministrit Mickoski dhe kundër meje se kemi diçka kundër Bullgarisë dhe se nuk duam të lidhemi”, tha Aleksandar Nikollovski, ministër i Transportit.
Ministri Nikollovski ka dërguar shkresë te Delegacioni i BE-së, te Lidhja Evropiane e Transportit, Banka Evropiane për Investim dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim meqë 350 milion eurot e ndara nëse nuk përdoren për lidhjen hekurudhore me Bullgarinë në kuadër të Korridorit 8 do të duhet të paguhen penale. Qeveria shpreson se dialogu do të vazhdojë duke mos dashur të paragjykojë se çfarë do të ndodhë me këto mjete nëse nuk ka marrëveshje me Bullgarinë për ndërtimin e hekurudhës.
“Prisni njerëz, ne nuk e dimë nëse do të kemi ose nuk do të kemi marrëveshje. Me rëndësi është të bisedohet. Puna jonë është që të punojnë. A do të ketë marrëveshje?! Për tango duhen dy vetë”, u shpreh Hristijan Mickoski, kryeministër.
Qeveria bullgare vendosi dje të shtyjë modernizimin e seksioneve Sofje-Pernik dhe Pernik-Radomir, të cilat janë pjesë e lidhjes hekurudhore me vendin brenda Korridorit 8.
Mjetet Sofja tha se do t’i ridestinojë ër ndërtimin e hekurudhës nga Sofja në Burgas. alsat
“Tirana ta përfundojë projektimin e hekurudhës” Vetëm Maqedonia po punon për Korridorin 8, ejani të punojmë të gjithë
Shqipëria sot hapi Tunelin e Murrizit në Rrugën e Arbrit, që mundëson që nga Dibra në Tiranë dhe anasjelltas të shkohet për më pak se një orë, shkruan TV21. I pyetur se si po zhvillohen punimet e rrugëve që lidhin Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë, kryeministri Hristijan Mickoski tha se punët për Korridorin 8, respektivisht lidhjen me autostradë, po shkojnë mirë, ndërsa apeloi që Tirana zyrtare të përfundojë projektimin e pjesës hekurudhore të Korridorit 8, që duhet ta lidhë Durrësin me Maqedoninë e Veriut.
“Ne apelojmë që sa më parë Tirana të përfundojë projektimin me të cilin Durrësi do të lidhe me kufirin dhe do ta plotësojë Korridorin 8 në pjesën e hekurudhës. Ndërsa Korridori 8 dhe lidhja me autostradë me Shqipërinë, në këtë rast me pikë kufitare “Qafë Thanë” përparon mirë, të mos them shkëlqyeshëm. Më shumë se 60 km front është hapur deri në fund të këtij muaji, kështu që kontraktuesit do të mund të vazhdojnë të përparojnë në atë aspekt. Kemi problem në pjesën Trebenishtë-Qafë Thanë, për shkak se pjesë e këtij aksi është në perimetrin nën mbrojtje të UNESCO-s, por kërkojmë zgjidhje, do të gjejmë zgjidhje, ne tonën do ta përfundojmë. Por nuk shoh nga atje që po projektohet hekurudha që duhet ta lidhë Durrësin me kufirin, sepse kemi nënshkruar marrëveshje. Ministrat e mbrojtjes së Italisë, Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë nënshkruan marrëveshje në korrik, në Uashington, se ky Korridor 8 duhet të përfundojë. Ne vetëm punojmë, nuk shoh se palët e tjera punojnë, vetëm ne punojmë dhe i realizojmë detyrimet tona. Ejani të punojmë të gjithë, ejani të gjithë, të shohim deri ku është”, tha Mickoski.
tv21
Duhet të përgjigjeni, kryeni detyrat e shtëpisë dhe ndërtojeni Korridorin 8
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë, Belinda Balluku ka pasur intervistë ekskluzive për TV21 para Tunelit të Murrizit, i cili pritet të hapet nesër, më 14 mars 2025, transmeton TV21.
Duke folur për rëndësinë e këtij Tuneli, i cili është pjesë e autostradës që do të lidh Tiranën me Dibrën, Balluku ka bërë të ditur se ajo është edhe pjesë e Korridorit 8, lidhje europiane infrastrukturore që pritet t’i lidhë me autostradë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Prandaj ajo ka bërë thirrje deri te Maqedonia që të përgjigjet, t’i kryejë detyrat dhe ta ndërtojë pjesën e ngelur të Korridorit 8 në Maqedoninë e Veriut.
“Nuk flitet më për rrugë kombëtare, por flitet për rrugë të korridoreve europiane. Siç ju e dini, ne kemi nisur Korridorin e 8 tani, që është Korridori që ndërlidh Shqipërinë, Italinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë.
Korridori i cili është nisur shumë më vonë në Shqipëri…?
Por, ka ecur më shpejtë!
Në të gjitha rastet. Si në rastin e Rrugës së Arbrit dhe në rastin e Korridorit të 8, unë jam e sigurt se pala e Maqedonisë së Veriut duhet të përgjigjet sa më parë pasi edhe ata sikur Shqipëria kanë aspiratën të bëhen anëtare e Bashkimit Europian. Që të bëhesh anëtare e Bashkimit Europian duhet t’i bësh detyrat e shtëpisë dhe një nga ato është edhe ndërlidhja e transportit rrugor”, tha Balluku.
tv21